Për fshatin piktoresk Bov në malin Stara Pllanina, që ngrihet mbi Grykën e Iskërit, festa e sotme –“Ngjitja e Zotit në Qiell”, ose siç e quajnë njerëzit Dita e Shpëtimit (Spasovden), sjellë një gëzim të dyfishtë. Krahas me festën e krishterë, njerëzit aty shënojnë dhe kremtojnë dhe ditën e fshatit me njëshenjtërim solemn të ujit, me rastin e festës së tempullit të kishës “Ngjitja e Shenjtë e Zotit”. Që nga kjo ditë fillojnë dhe festimet të cilat u kushtohen dy vendbanimeve, fshatit Bov dhe Stacionit Bov, të cilët që nga viti 2006 e këtej, në javën që nga Ngjitja deri në Rrëshajat, lidhin në mënyrë simbolike të shkuarën dhe të tashmen në "Festat e Bovit". Midis dy festave të mëdha të krishtera fshati gjallërohet, që të presë miq dhe të afërm nga e gjithë zona.

Posaçërisht për Ditën e Shpëtimit, që herët në mëngjes gratë vendase kanë përgatitur një kurban dhe pavarësisht nga kjo nëse është ditë pune apo ditë pushimi, fshati i shkretë mbushet me zhurmë gëzimi.
Ju ftojmë të vizitoni publikimin tonë “Pusi i shenjtë” afër fshatit Bov mjekon çdo lloj sëmundjesh” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bov.bgMë 15 nëntor 1910, nga një pistë e improvizuar pranë Sofjes, piloti rus Boris Maslenikov ngriti në ajër një aeroplan të tipit "Farman". Në ditët në vijim u kryen edhe disa fluturime të tjera demonstrative, në njërin prej të cilëve morën pjesë edhe anëtarë..
Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I lindur në Egjipt, Shën Minai shquhej për guximin dhe besimin e palëkundur. Ai ishte ushtar në..
Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit – më 10 nëntor 1989 – plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, që ishte në pushtet atëherë, e..