Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Peshëngritësit bullgarë kanë barazuar arritjet e tyre që nga viti 1992

Foto: wfbulgaria.com

Bullgaria arriti suksesin më të madh në shekullin e 21-të në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë. Peshënngritësit tanë fituan vendin e parë në renditjen e skuadrës jo vetëm për meshkuj, si në vitin 2021, por edhe në renditjen e përgjithshme, bëri të ditur Federata.

Me 5 tituj në gjithsej 10 kategori për meshkuj, bullgarët fituan 8 medalje - 5 ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi vetëm në ndeshje. Me ato në lëvizjet individuale, çmimet janë 23, nga të cilat 13 janë të arta.

Në renditjen e kombeve, Bullgaria është fituese bindëse për numrin e medaljeve, numrin e titujve te meshkujt dhe në renditjen e përgjithshme. Suksesi është edhe më i madh sepse skuadra merr pjesë me vetëm 13 garues, por është përpara vendeve me 17, 19 dhe 20 përfaqësues.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov sërish i nominuar për një çmim prestigjioz për sportivitet

Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..

botuar më 25-11-21 7.26.MD

Një holandez eliminoi kikboksierin Stojan Koprivlenski nga superturneu K-1

Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..

botuar më 25-11-17 2.18.MD
Nikolla Collov

Nikolla Collov do të debutojë në Formula 2 në Katar

Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..

botuar më 25-11-12 11.40.PD