Bullgaria arriti suksesin më të madh në shekullin e 21-të në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë. Peshënngritësit tanë fituan vendin e parë në renditjen e skuadrës jo vetëm për meshkuj, si në vitin 2021, por edhe në renditjen e përgjithshme, bëri të ditur Federata.
Me 5 tituj në gjithsej 10 kategori për meshkuj, bullgarët fituan 8 medalje - 5 ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi vetëm në ndeshje. Me ato në lëvizjet individuale, çmimet janë 23, nga të cilat 13 janë të arta.
Në renditjen e kombeve, Bullgaria është fituese bindëse për numrin e medaljeve, numrin e titujve te meshkujt dhe në renditjen e përgjithshme. Suksesi është edhe më i madh sepse skuadra merr pjesë me vetëm 13 garues, por është përpara vendeve me 17, 19 dhe 20 përfaqësues.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..