Sot është përshpirtja e qershisë. Si zakonisht dita në të cilën kujtohemi për të afërmit tanë të cilët tanimë nuk janë në këtë botë dhe lutemi për paqe dhe qetësi të shpirtrave të tyre është gjithmonë ditën e shtunë. Në kisha, pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore, bëhet një shërbesë përkujtimore për të gjithë të vdekurit, pas së cilës laikët i bëjnë flijime njëri-tjetrit.
Në kalendarin popullor Përshpirtja e Qershisë quhet akoma Përshpirtja e Spasit, sepse pason festa e Lartësimit të Zotit në qiell ose Dita e Spasit (Spasovden). Kjo është përshpirtja e dytë gjatë vitit, pas Eukaristisë, kurse tjetra është përshpirtja e Shën Arkangjelit. Çdo vit është në datë të ndryshme, gjithmonë në fund të muajit maj ose gjatë muajit qershor, dhe përcaktohet sipas Pashkës, e cila është një festë e lëvizshme. Përshpirtja e Qershisë është ditën e shtunë para ditëlindjes së Kishës së Krishterë - Rrëshajave, që është 50 ditë pas Pashkës.
Emri “Përshpirtja e Qershisë” vjen nga sezoni i qershive, të cilët piqen gjatë kësaj kohe dhe janë një pjesë nga dhëniet, të cilat të krishterët i japin në kishë dhe midis të afërmeve dhe fqinjëve, në shenjë nderimi ndaj atyre të cilët kanë kaluar në botën e përtejme.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..