Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev, pas takimit me homologun e tij gjerman, Christian Lindner, njoftoi se Komisioni Evropian po punon për blerjen e rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror për nevojat e disa vendeve, përfshirë Bullgarinë. Tani për tani Vasilev nuk ka saktësuar se nga ku do të blihet karburanti blu, si do të furnizohet dhe shpërndahet.
Christian Lindner e vlerësoi Bullgarinë për stabilitetin financiar dhe e cilësoi si "mbresëlënës" nivelin e ulët të borxhit të qeverisë. Ai kujtoi se mbështetja për anëtarësimin e vendit tonë në eurozonë nuk është çështje politike dhe Bullgaria duhet të përmbushë të gjitha kriteret e Mastrihtit, përfshirë stabilitetin e çmimeve.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..