Rezervati Historik dhe Arkeologjik Madara /15 km nga qyteti i Shumenit/ pret Panairin Kombëtar Mesjetar "Madara Magjike". Programi i tij përfshin demonstrime të armëve dhe veshjeve, stërvitje për fëmijët në gjuajtje me harkdhe në skermë. Punëtoritë e plastikës metalike, prerjes së monedhave, qeramikës dhe përpunimit të drurit janë gjithashtu të hapura për të gjithë vizitorët. Vendi dhe koha e panairit nuk janë zgjedhur rastësisht.
Madara ka qenë e banuar për më shumë se 5000 vjet. Shkëmbinjtë dhe uji këtu janë konsideruar të shenjtë dhe magjik për trakët, romakët, paganët bullgarë, të krishterët dhe myslimanët. Prandaj ngjarja në prag të Ditës së Enjos - festës së solsticit të verës (24 qershor), është një lloj kulti ndaj të kaluarës dhe themelimit të shtetit bullgar.
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet shtegtuese të egra. Sipas rregullave të përcaktuara, gjuetia kryhet vetëm gjatë ditës – një orë para lindjes..
Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore", pjesë e masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i operacionit është krijimi i kushteve dhe stimujve për vendosjen e përhershme në Bullgari të bullgarëve që..
Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë..