Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më puth dje

Foto: YouTube

“Më puth dje”, një nga këngët më të reja në repertorin e Georgi Hristov, bashkon disa krijues jashtëzakonisht të talentuar bullgarë. Producent dhe frymëzues është Igor Markovski, i cili vitet e fundit realizoi filma të mrekullueshëm të shkurtër muzikor, disa prej të cilëve i kemi prezantuar në Radio Bullgarinë. Ishte ideja e tij për të krijuar një këngë të bazuar në poezinë “Blues” të Kalin Donkov. Pasi mori lejen nga poeti, Igor Markovski iu drejtua kompozitorit Momçill Kolev. Zgjedhja e interpretuesit gjithashtu nuk ishte e rastësishme - Georgi Hristov, i cili ka dekada të tëra në skenë, është ndër këngëtarët më të zëshëm dhe më të dashur bullgar të estradës. Ai merr pjesë edhe si aktor në video. “Jeta është tepër e shkurtër... Nxito, më puth dje!” këndon Georgi Hristov.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rushi Vidinliev

"Kufiri" nga Rushi Vidinliev

Rushi Vidinliev ka një këngë të re, të titulluar "Kufiri".  Kënga është pjesë e albumit të fundit të artistit dhe vjen më shumë se një vit pas këngës së parë të suksesshme, e cila i dha albumit emrin, "Pa bagazh". Videoklipi për "Kufirin" është..

botuar më 25-07-24 6.00.PD

Jordanka Derillova – një zë unik bullgar në skenën operistike evropiane

Jordanka Derillova – një soprano dramatike me një bukuri të mahnitshme dhe timbër të papërsëritshëm. Ajo është ndër të paktat bullgare që janë nderuar me titullin "Kammersängerin" – çmimi më prestigjioz në Gjermani dhe Austri, që u jepet..

botuar më 25-07-23 7.30.PD

Pakohësi dhe freski me "Graniti i Zi" - kënga e re nga Grafa

Një histori e freskët verore, pakohësi dhe një tingull elegant etnik - kjo është "Graniti i Zi", kënga e re nga Vlladimir Ampov - Grafa. Kënga shoqërohet nga një videoklip i xhiruar në film 16 mm - një zgjedhje krijuese me të cilën ekipi kthehet..

botuar më 25-07-23 6.05.PD