“Më puth dje”, një nga këngët më të reja në repertorin e Georgi Hristov, bashkon disa krijues jashtëzakonisht të talentuar bullgarë. Producent dhe frymëzues është Igor Markovski, i cili vitet e fundit realizoi filma të mrekullueshëm të shkurtër muzikor, disa prej të cilëve i kemi prezantuar në Radio Bullgarinë. Ishte ideja e tij për të krijuar një këngë të bazuar në poezinë “Blues” të Kalin Donkov. Pasi mori lejen nga poeti, Igor Markovski iu drejtua kompozitorit Momçill Kolev. Zgjedhja e interpretuesit gjithashtu nuk ishte e rastësishme - Georgi Hristov, i cili ka dekada të tëra në skenë, është ndër këngëtarët më të zëshëm dhe më të dashur bullgar të estradës. Ai merr pjesë edhe si aktor në video. “Jeta është tepër e shkurtër... Nxito, më puth dje!” këndon Georgi Hristov.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Veneta Nikollova, alexanderyossifov.com
Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në shkallë të gjerë është zgjerimi i tij – këtë vit për herë të parë do të zgjasë dhjetë..
Rërë, ujë, rreze, në livadhe – vesë… Të gjitha këto i gjejmë në këngën e re origjinale të Teddy Velvet "E tashmja ime", e cila përfshin njerëzit më të dashur për Teddy-n: djalin e saj, babain e saj dhe të dashurin e saj. "E tashmja ime" është..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Arkiv, Qendra e Kinemasë Bojana, impressio.dir.bg, Facebook/ Filma bullgarë, YouTube