Komuna e Celle di Bulgheria do të jetë mysafir nderi në festivalin folklorik “Petrovska Kitka” në qytetin Veliki Presllav (Bullgari Verilindore). Ngjarja e pritshme do të zhvillohet nga 24 deri më 26 qershor, dhe në të do të marrin pjesë interpretues nga e gjithë Evropa, përfshirë edhe Italinë, raporton edicioni italian Giornale del Cilento.
“Ftesën e morëm personalisht nga kryetari i komunës së Veliki Presllavit Janko Jordanov – tha para botimit kryetari i komunës Celle di Bulgheria Gino Marotta. Ftesa nga pala bullgare nuk është e rastësishme. Banorët e komunës ruajnë kujtimin e paraardhësve të tyre të largët, me në krye khanin protobullgar Alcek, të cilët u vendosën në pjesën jugore të Italisë më shumë se 14 shekuj më parë. Në ditët e sotme, bashkia italiane mban kontakte të ngushta me Bullgarinë përmes një sërë nismash të përbashkëta.
Veçanërisht për këtë festival, në Veliki Preslav do të mbërrijë këngëtari dhe kantautori italian Peppe Cirillo, së bashku me grupin e tij "Antiqua Saxa". Ata do të prezantojnë aranzhimebashkëkohore të muzikës tradicionale mesdhetare nga rajoni Cilento. Edicioni italian kujton gjithashtu se komuna e Celle di Bulgheria është binjakëzuar me kryeqytetin e vjetër bullgar Veliki Presllav që nga viti 2016 dhe citon kryebashkiakun Gino Marotta, i cili thotë:
“Binjakëzimi ynë nuk është vetëm në letër, për ne ai ka një rëndësi shumë më të madhe. Kemi një shkëmbim të rëndësishëm turistik dhe kulturor me Bullgarinë. Çdo vit shumë turistë bullgarë zgjedhin komunën tonë për pushimet e tyre verore.”
Delegacioni i komunës italiane në Veliki Presllav do të udhëhiqet nga Angelo Carelli, këshilltar komunal i Celle di Bulgheria. “Kjo është një mundësi për të promovuar rajonin tonë. Dhe binjakëzimi ynë me Veliki Preslav është një mundësi për një hapje më të gjerë të komunës sonë drejt Evropës”, tha Carelli për Giornale del Cilento.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: Komuna e Celle di Bulgheria, Facebook /Peppe Cirillo
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa..