Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komuna italiane Celle di Bulgheria - mysafir nderi në festivalin "Petrovska Kitka" në Veliki Preslav

Celle di Bulgheria

Komuna e Celle di Bulgheria do të jetë mysafir nderi në festivalin folklorik “Petrovska Kitka” në qytetin Veliki Presllav (Bullgari Verilindore). Ngjarja e pritshme do të zhvillohet nga 24 deri më 26 qershor, dhe në të do të marrin pjesë interpretues nga e gjithë Evropa, përfshirë edhe Italinë, raporton edicioni italian Giornale del Cilento.

“Ftesën e morëm personalisht nga kryetari i komunës së Veliki Presllavit Janko Jordanov – tha para botimit kryetari i komunës Celle di Bulgheria Gino Marotta. Ftesa nga pala bullgare nuk është e rastësishme. Banorët e komunës ruajnë kujtimin e paraardhësve të tyre të largët, me në krye khanin protobullgar Alcek, të cilët u vendosën në pjesën jugore të Italisë më shumë se 14 shekuj më parë. Në ditët e sotme, bashkia italiane mban kontakte të ngushta me Bullgarinë përmes një sërë nismash të përbashkëta.

Peppe Cirillo

Veçanërisht për këtë festival, në Veliki Preslav do të mbërrijë këngëtari dhe kantautori italian Peppe Cirillo, së bashku me grupin e tij "Antiqua Saxa". Ata do të prezantojnë aranzhimebashkëkohore të muzikës tradicionale mesdhetare nga rajoni Cilento. Edicioni italian kujton gjithashtu se komuna e Celle di Bulgheria është binjakëzuar me kryeqytetin e vjetër bullgar Veliki Presllav që nga viti 2016 dhe citon kryebashkiakun Gino Marotta, i cili thotë:

Binjakëzimi ynë nuk është vetëm në letër, për ne ai ka një rëndësi shumë më të madhe. Kemi një shkëmbim të rëndësishëm turistik dhe kulturor me Bullgarinë. Çdo vit shumë turistë bullgarë zgjedhin komunën tonë për pushimet e tyre verore.”

Delegacioni i komunës italiane në Veliki Presllav do të udhëhiqet nga Angelo Carelli, këshilltar komunal i Celle di Bulgheria. “Kjo është një mundësi për të promovuar rajonin tonë. Dhe binjakëzimi ynë me Veliki Preslav është një mundësi për një hapje më të gjerë të komunës sonë drejt Evropës”, tha Carelli për Giornale del Cilento.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Foto: Komuna e Celle di Bulgheria, Facebook /Peppe Cirillo

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parku "Mini Bullgaria" e sjell trashëgiminë kombëtare në përmasa të arritshme

Parku "Mini Bullgaria" është një vend i pazakontë për vizita turistike. Këtu, sikur në pëllëmbë të dorës, takohen monumentet më të rëndësishme të historisë, arkitekturës, kulturës shpirtërore dhe bukurive natyrore të Bullgarisë. Njeriu vjen për të..

botuar më 25-06-23 8.05.MD

Resortet dimërore “Borovec” dhe “Maljovica” me oferta atraktive gjatë verës

Resorti më i vjetër dimëror në vend – “Borovec” , do të hapë sezonin veror më 28 qershor, njofton BTA. Nga kjo datë do të funksionojë edhe teleferiku, i cili do të punojë çdo ditë përveç të hënën dhe të martën. Turistët do të kenë mundësi të shëtisin..

botuar më 25-06-22 7.30.PD

Bullgaria është e dyta në BE për cilësinë e ujërave për larje

Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian për cilësinë e ujërave për not për vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedisin, të publikuara nga Komisioni Evropian, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina..

botuar më 25-06-20 5.56.MD