Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës bullgarë me fitore nga Olimpiada Evropiane e Statistikës

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është më 27 qershor në Madrid, mund ta ndiqni online

Më shumë se 17 000 nxënës prej 19 vendeve morën pjesë në konkursin e këtij viti, organizuar nga zyra e statistikave e Komisionit Evropian- Eurostat. Detyra e çdo një skuadre ka qenë që të xhirojë një video dy minutëshe në të cilën të paraqesin përfundimet e tyre bazuar në statistikat zyrtare për gjendjen e mjedisit në vend dhe/ose në rajon, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave.

Pasi janë vlerësuar përgjithësisht 66 propozime, juria e olimpiadës e formuar nga ekspertë të njohur në fushën e statistikave, ka përzgjedhur 5 videot më të mira në dy grup moshash: 14-16 vjeç dhe 16-18 vjeç.


Në grup moshën madhore vendi i parë është për ekipin bullgar DATAPOWER me një video të krijuar për situatën ekologjike në Bullgari.Juria ka qenë e mahnitur nga statistika e prezantuar në mënyrë të shkëlqyer, e platitur me kuadro të bukura, një prezantim të mirë dhe një muzikë origjinale. Pas të rinjve tanë janë renditur skuadrat nga Islanda, Sllovenia, Franca dhe Polonia.

Videoja bullgare fituese:

“Ne ishim “të armatosur” me motivimin e vazhdueshëm për t'i treguar Evropës se Bullgaria ka se me çfarë të krenohet - si me natyrën e saj, ashtu edhe me nxënësit e saj.Përgatitja dhe realizimi i shkëlqyeshëm i bëri përshtypje jurisë, e cila na vlerësoi me nderimet dhe çmimin më të lartë”, - tha në një letër drejtuar Radio Bullgarisë Martin Kostadinov, nxënës në Shkollën e Mesme Kombëtare Tregtare- Bankare në Sofje dhe pjesë e ekipit fitues në Olimpiadën Evropiane të Statistikave.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për në 27 qershor 2022 në orën 11.00 (CEST) në Madrid dhe do të jetë e disponushme për t'u parë në internet.

Së shpejti Radio Bullgaria do t'ju takojë më nga afër me të rinjtë e suksesshëm.

Përpiloi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD