Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i pare i Bukëve të Ritit pranë Danubit

Veprimtaria prezanton kulturën tradicionale të popullsisë së lashtë vendore, të quajtur “hërcoi”

4
Foto: Facebook /@museumruse

Më 25 qershor mes rrënojave të kështjellës mesjetare Çerven në afërsi të qytetit Ruse do të mbahet Festivali i Bukës së Ririt, organizuar nga Muzeu Historik Rajonal në qytet. Pjesëmarrësit do të prezantojnë bukë rituale të cilat janë pjesë e pandarë e riteve tona të vjetra si dasma, Pashkët, Dita e Shën Gjergjit, Dita e Enjos, etj.  Ideja është që të ndahen teknologjitë për brumosjen e bukës, të ruajtura në praktikat e dy grupeve etnografike që popullojnë këtë krahinë të Bullgarisë.

“Organizojmë festivalin e bukëve të ritit në një nga objektet e Muzeut Historik Rajonal - Ruse” – tha para Radio Bullgarisë Iskra Todorova, kuratore në muze dhe njëra nga organizatorët e festivalit.

“Çerven është një objekt i njohur turistik dhe kjo është edhe një mundësi tjetër të gjallërojmë këtë vend. Rrënojat e kështjellës ngrihen në mes të natyrës së bukur mbi meandret piktoreske të lumit Rusenski Lom. 


Krahas kësaj popullsia e lashtë vendore e quajtur “hërcoi”, nuk është shumë e njohur në krahasim me grupet e tjera etnografike në Bullgari. Ky është edhe një nga qëllimet e festivalit – të prezantojmë kulturën e tyre tradicionale. Si dhe e grupit tjetër interesant etnografik të quajtur kapanci.  Zgjodhëm bukët e ritit sepse ato janë një pjesë shumë e rëndësishme të zakoneve. Për ne bullgarët, buka është emanimi i ushqimit. Deri në atë masë sa kur themi: “A ha bukë?” apo “Ai e nxjerr bukën e gojës”, nënkuptojmë ushqimin, jetesën në përgjithësi. Është interesante që edhe sot, megjithëqë praktikat tradicionale u reduktuan shumë, edhe nëse nuk bëjmë gjithçka siç e bënin njëqind vjet më parë, buka mbetet një element i qëndrueshëm i çdo tryeze rituale.”

Për pjesëmarrje në festival që ka karakter konkurrues aplikuan dhjetë institucione – vatra të kulturës, klube të pensionistëve, si dhe fëmijë nga një shtëpi sociale, të cilët do të tregojnë teknika të ndryshme të kuzhinës, mësojmë nga znj. Todorova. Ajo tregon edhe për veçoritë karakteristike të bukëve rituale në këtë pjesë të Bullgarisë:

“Ndoshta ka dallime të vogla në praktikat festive, në krahasim me rajonet e tjera folklorike. Ende mbahet kujtimi për Karamanovden - një festë për nder të buallit, e cila nuk haset në zona të tjera. Por në thelb, bukët rituale kanë të njëjtin funksion dhe qëllim - ato janë një pjesë kryesore e tryezës festive. Etnografi bullgar Dimitër Marinov përshkroi zakonin “Mbajtja e tharmit”  në rajonin e qytetit Ruse, i cili haset në popullatën e vjetër vendase në disa fshatra rreth këtij qytetit danubian. Ai gjithashtu la një koleksion të madh vizatimesh me dekorime plastike. Muzeu ynë ka një koleksion të jashtëzakonshëm të bukëve rituale - më shumë se njëqind të punuara prej gjipsi. Shpresojmë që grupet që do të marrin pjesë në festival të tregojnë disa nga bukët që mungojnë në këtë koleksion. Dhe për të na dhuruar pas konkursit, që të bëjmë derdhje prej gjipsi për fondin e muzeut.”

Foto: Facebook /@museumruse, Facebook /@medievalcherven 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD