Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raketat ruse goditën një qendër tregtare në Kremençuk, duke vrarë 16 persona

Foto: EPA/BGNES

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë dhe 59 u plagosën në Kremençuk pasi një sulm me raketë ruse goditi një qendër tregtare. Sipas presidentit Volodimir Zelenski, atje ka pasur më shumë se një mijë njerëz në kohën e sulmit. Ai e përshkroi sulmin me raketa si një nga aktet terroriste më të urryera në Evropë, të kryer nga terroristë të pamoralshëm, të cilët nuk duhet të kenë vend në Tokë. “Rusia është bërë organizata më e madhe terroriste në botë. “Të gjithë duhet ta dinë se duke blerë apo transportuar naftë ruse, ata në fakt mbajnë lidhje me bankat ruse, i paguajnë taksat dhe detyrimet shtetit rus dhe kjo do të thotë t’u japësh para terroristëve”, tha Presidenti ukrainas.

Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me sulmet e fundit ruse. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stéphane Dujarric, e quajti sulmin në Kremençuk "të mjerë". Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinkеn tha se kjo është mizoria e radhës. Sipas krerëve të vendeve të G-7, ajo që ndodhi në Kremençuk është një krim lufte dhe të gjithë që kanë ndonjë lidhje me këtë vepër duhet të mbajnë përgjegjësi. Në të njëjtën kohë Zëvendës përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dmitri Poljanski, e përshkroi incidentin si "një provokim të ri ukrainas në stilin e Buçës", duke theksuar se ka shumë mospërputhje që bien në sy.

Të paktën tetë persona u vranë dhe 21 u plagosën në një sulm me raketa ruse në Lisiçansk, tha guvernatori i rajonit të Lugansk. Të paktën katër persona u vranë gjatë qitjes në Harkov, ndërsa 19 të tjerë u plagosën, sipas guvernatorit të qarkut, Oleg Sinegubov.

NATO-ja do të zyrtarizojë ndryshimin rrënjësor të qëndrimit të saj ndaj Rusisë në samitin e së mërkurës dhe të së enjtes, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. “Nga një partner strategjik, Rusia po bëhet kërcënimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e NATO-s në konceptin strategjik të aleancës së mbrojtjes perëndimore”, shtoi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD