Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë dhe 59 u plagosën në Kremençuk pasi një sulm me raketë ruse goditi një qendër tregtare. Sipas presidentit Volodimir Zelenski, atje ka pasur më shumë se një mijë njerëz në kohën e sulmit. Ai e përshkroi sulmin me raketa si një nga aktet terroriste më të urryera në Evropë, të kryer nga terroristë të pamoralshëm, të cilët nuk duhet të kenë vend në Tokë. “Rusia është bërë organizata më e madhe terroriste në botë. “Të gjithë duhet ta dinë se duke blerë apo transportuar naftë ruse, ata në fakt mbajnë lidhje me bankat ruse, i paguajnë taksat dhe detyrimet shtetit rus dhe kjo do të thotë t’u japësh para terroristëve”, tha Presidenti ukrainas.
Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me sulmet e fundit ruse. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stéphane Dujarric, e quajti sulmin në Kremençuk "të mjerë". Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinkеn tha se kjo është mizoria e radhës. Sipas krerëve të vendeve të G-7, ajo që ndodhi në Kremençuk është një krim lufte dhe të gjithë që kanë ndonjë lidhje me këtë vepër duhet të mbajnë përgjegjësi. Në të njëjtën kohë Zëvendës përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dmitri Poljanski, e përshkroi incidentin si "një provokim të ri ukrainas në stilin e Buçës", duke theksuar se ka shumë mospërputhje që bien në sy.
Të paktën tetë persona u vranë dhe 21 u plagosën në një sulm me raketa ruse në Lisiçansk, tha guvernatori i rajonit të Lugansk. Të paktën katër persona u vranë gjatë qitjes në Harkov, ndërsa 19 të tjerë u plagosën, sipas guvernatorit të qarkut, Oleg Sinegubov.
NATO-ja do të zyrtarizojë ndryshimin rrënjësor të qëndrimit të saj ndaj Rusisë në samitin e së mërkurës dhe të së enjtes, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. “Nga një partner strategjik, Rusia po bëhet kërcënimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e NATO-s në konceptin strategjik të aleancës së mbrojtjes perëndimore”, shtoi ai.Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të..
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e..