Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë dhe 59 u plagosën në Kremençuk pasi një sulm me raketë ruse goditi një qendër tregtare. Sipas presidentit Volodimir Zelenski, atje ka pasur më shumë se një mijë njerëz në kohën e sulmit. Ai e përshkroi sulmin me raketa si një nga aktet terroriste më të urryera në Evropë, të kryer nga terroristë të pamoralshëm, të cilët nuk duhet të kenë vend në Tokë. “Rusia është bërë organizata më e madhe terroriste në botë. “Të gjithë duhet ta dinë se duke blerë apo transportuar naftë ruse, ata në fakt mbajnë lidhje me bankat ruse, i paguajnë taksat dhe detyrimet shtetit rus dhe kjo do të thotë t’u japësh para terroristëve”, tha Presidenti ukrainas.
Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me sulmet e fundit ruse. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stéphane Dujarric, e quajti sulmin në Kremençuk "të mjerë". Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinkеn tha se kjo është mizoria e radhës. Sipas krerëve të vendeve të G-7, ajo që ndodhi në Kremençuk është një krim lufte dhe të gjithë që kanë ndonjë lidhje me këtë vepër duhet të mbajnë përgjegjësi. Në të njëjtën kohë Zëvendës përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dmitri Poljanski, e përshkroi incidentin si "një provokim të ri ukrainas në stilin e Buçës", duke theksuar se ka shumë mospërputhje që bien në sy.
Të paktën tetë persona u vranë dhe 21 u plagosën në një sulm me raketa ruse në Lisiçansk, tha guvernatori i rajonit të Lugansk. Të paktën katër persona u vranë gjatë qitjes në Harkov, ndërsa 19 të tjerë u plagosën, sipas guvernatorit të qarkut, Oleg Sinegubov.
NATO-ja do të zyrtarizojë ndryshimin rrënjësor të qëndrimit të saj ndaj Rusisë në samitin e së mërkurës dhe të së enjtes, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. “Nga një partner strategjik, Rusia po bëhet kërcënimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e NATO-s në konceptin strategjik të aleancës së mbrojtjes perëndimore”, shtoi ai.Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..
Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Nuk ka asnjë emergjencë apo kërcënim për sigurinë kombëtare, por ka shumë ndryshime dinamike në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, tha ministri i..