BSP pezullon bisedimet me “Po e vazhdojmë ndryshimin” për një kabinet të ri për shkak të vendimit të Kryeministrit në dorëheqje Kirill Petkov për të dëbuar 70 diplomatë rusë. Udhëheqësja e BSP Kornelija Ninova e përcaktoi aktin si të paprecedentë në historinë diplomatike bullgare. “Kjo është në prag të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike”, tha Ninova pas një takimi të Byrosë Ekzekutive të partisë. Sipas saj, vendimi është marrë i vetëm dhe nuk është diskutuar në Këshillin e Ministrave. Mirëpo, Ministri i dorëhequr i Sportit Radostin Vasilev pretendon të kundërtën - kabineti ka diskutuar në një mbledhje të mbyllur rastin me diplomatët rusë dhe ministrat nga kuota e BSP-së kanë reaguar negativisht.
Kreu i BSP kërkoi që parlamenti të dëgjojë në një seancë të mbyllur kryetarin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për temën me diplomatët rusë dhe presidenti të thërrasë Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare. E majta do të kthehet në tavolinën e negociatave për një qeveri të re vetëm nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin” heqin dorë nga synimi për të emëruar Kirill Petkov për kryeministër, ishte kategorike Kornelija Ninova.
Vendimi i BSP për të pezulluar negociatat për një kabinet të ri do të diskutohet në një takim të grupit parlamentar të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”, njoftoi kryetari i saj Andrej Gyrov. Ai i bëri thirrje të majtës të rimendojë reagimin e saj, duke shtuar se “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të bëjë gjithçka për të emëruar një qeveri me mandatin e parë.
“Le të flasim për prioritetet - për reformën në drejtësi, për zhbllokimin e problemit të Shengenit, për politikat për anëtarësim në eurozonë”, komentoi Hristo Ivanov, një nga liderët e “Bullgarisë Demokratike” dhe pyeti se kush është i gatshëm të punojë për pavarësinë e vërtetë energjetike të vendit tonë. Sipas tij, koalicioni qeverisës duhet të vazhdojë të ekzistojë, përndryshe vendi do të bjerë në kaos.
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..
Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..
Personalitete publike kërkuan nga shteti të marrë një qëndrim për situatën në Gaza. "Ndërkohë që në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pranë OKB-së po zhvillohet një proces mbi akuzat për gjenocid, Bullgaria nuk ka të drejtë morale të heshtë apo të..