Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“July Morning” – tradita e Detit të Zi po vazhdon

10
Foto: BGNES

Mirëpritja e mëngjesit të parë të korrikut në bregun bullgar të Detit të Zi, nën tingujt e muzikës, është kthyer në një ritual plot dritë dhe ndjesi pozitive, i vëzhguar dhe i përcjellë brez pas brezi.Edhe pse e ndikuar nga lëvizja botërore e hipive dhe shpirti i lirë i viteve 60 në shekullin e kaluar 20, pritja dhe takimi i rrezeve të para të diellit të korrikut vërehet vetëm në Bullgari. Fillimi është vënë 42 vjet më parë në kryeqytetin detar Varna, pas së cilës është zhvendosur më në verilindje në vendin piktoresk Kamen Brjag. Aty, për dekada me radhë, aktori kryesor në programin e pasur muzikor ishte vokali i grupit rok Uriah Heep John Lawton, i cili u largua nga kjo botë në vitin 2021 më 29 qershor.

John Lawton

Tradita e cila ka fituar popullaritet mes bullgarëve si “July Morning” do të respektohet dhe sivjet, në lokalitetin “Ogënçeto” /”Zjarri”/ rreth Kamen Brjag, me interpretime të rok bandave bullgare. Mik i posaçëm i ngjarjes është  vokalisti legjendar i grupit “Rainbow”, “Alcatrazz” dhe „Michael Schenker Group” - Doogie White, të cilët bashkë me rok gripin bullgar "John“Steel” do të mbajë një koncert një orësh, me një pjesë nga rok hitet më të mëdha botërore. Me ardhjen e lindjes ai do të këndojë këngën emblematike të “Uriah Heep” nga viti 1971 “July Morning”. Koncerti fillon një orë përpara mesnatës dhe do të vazhdojë deri në orën 6:00 në mëngjes. Rrezet e para të diellit do të prekin bregun tonë detar tek qepi Shablla-pika më lindore e Bullgarisë.  Pikërisht aty, adhurues të shumtë të natyrës së egër si dhe adhurues të përjetimeve romantike nëpër çadra po kështu do të presin lindjen e diellit nën tingujt e muzikës.

Mes tyre është dhe Nikita Georgiev i cili është i tërhequr nga bukuria e këtij rajoni dhe jo për herë të parë do të presë mëngjesin e parë të korrikut në bregun e detit:

“Njerëzit, të cilët verojnë në Bregdetin Verior të Detit të Zi vijnë me çadra. Këtu është zonë kampingu dhe u formua shumë bukur, sepse që të gjithë u mblodhëm në të gdhirë. Kishte dhe koncert. Ndjenja qe e papërsëritshme - të shikosh sesi lind dielli dhe sesi që të gjithë njerëzit gëzojnë. Kjo natyrisht që ishte përpara Korona virusit, do të shohim sesi do të zhvillohen gjërat tani. Shpresoj që më shumë njerëz të vijnë në bregdetin tonë të Detit të Zi, në vend që të udhëtojnë deri në ndonjë vend tjetër.”


Një nga monumentet kryesore të Kepit Shablla është fari më i vjetër dhe më i lartë në bregun bullgar të Detit të Zi, i ndërtuar gjatë vitit 1856.

Фарът на нос Шабла

Fill afër tij  është Tuzlla e Shabllës , e njohur me baltën e saj  shëruese, dhe zona e Detit të Vogël, ku sivjet do të zhvillohet dhe një koncert, i cili i kushtohet lindjes së parë të diellit të korrikut, organizuar nga Spirit of rock “Klubi i muzikantëve të Varnës”, me ndihmën e bashkisë së qytetit Shablla:

“U bë një traditë që të pritet mëngjesi i parë i korrikut dhe ne qytetin Shablla - vë në dukje kryetari i bashkisë së qytetit Marian Zheçev. Që ku është nisur - nëse nga plazhi i Varnës, nëse nga Kamen brjag akoma është e diskutueshme, por njerëzit me shpirt të lirë që kërkojnë një atmosferë për relaksim, e mirëpresin diellin e parë të korrikut pikërisht këtu.

Në skenë buzë bregut do të hipin shumë rok-interpretues bullgar, nuk do të kalojë dhe pa këngën emblematike „July Morning“:

“Unë vij këtu që prej 4-5 vjetëve-vë në dukje Nadezhda Vellkova, e cila vjen posaçërisht për Turneun Ndërkombëtar Petanque, organizuar për të 18 vit radhazi nga “Lazur Petanque Sports Club” - Shablla . Më pëlqejnë njerëzit, gjendja shpirtërore, luajmë petanque, mblidhemi me shokë. Kemi qenë dhe në pritjen e lindjes së diellit më 1 korrik. Qe shumë këndshëm, kaluam tërë natën në plazh, vallëzuam dhe kënduam bashkë me interpretuesit në pazh. Qe shkëlqyeshëm!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova, BGNES, pronewsdobrich.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD