Socialistët janë gati të ulen sërish në tryezën e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, pasi kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov njoftoi se për kryeministër do të propozohet ministri i financave në dorëheqje Asen Vasilev.
Liderja e së majtës Kornelija Ninova tha se socialistët do të këmbëngulin për një program të qartë, i cili nuk ka ekzistuar deri tani. Sipas Ninovës, është e qartë se BSP ka mendime të ndryshme për një sërë çështjesh me "Po e vazhdojmë ndryshimin", me "Bullgarinë Demokratike" dhe me ITN, por dëshira për të ndryshuar modelin e mëparshëm të qeverisjes së Bullgarisë është e përbashkët. Ninova u apeloi atyre që të fokusohen në të përbashkëtën, për hir të stabilitetit të Bullgarisë dhe qetësisë së qytetarëve bullgarë.Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e një teksti të ligjit bazë, sipas të cilit përbërja aktuale e Këshillit të Lartë Gjyqësor mund të zgjedhë Prokurorin e..
Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me këtë rast..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende..