Zëvendëskryeministri për fondet evropiane dhe Ministër i Financave në dorëheqje Asen Vasilev e përshëndeti vendimin e sotëm të Komisionit Evropian, me të cilin miratoi financimin për Bullgarinë në vlerë prej 11 miliardë euro. Gati 50 për qind e këtyre fondeve do të investohen në rajonet më të prapambetura ekonomikisht të Bullgarisë Veriore. Fondet do të ndahen edhe në formë të bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit “Shipka” – tuneli i parë që do të kalojë përmes malit Stara Pllanina. Këtë e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i dorëhequr Asen Vasilev. Sipas tij, me mjetet e siguruara, Bullgaria do të arrijë një standard të mesëm evropian të jetesës.
Fondet euro janë në përputhje me politikën e kohezionit dhe synojnë të nxisin kohezionin ekonomik, social dhe territorial në rajonet bullgare.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..