Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka vonesa të pagimit të mjeteve sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit

Ministria e Financave
Foto: BGNES

Më shumë se 1.3 miliardë euro, të cilat Bullgaria duhet të marrë këtë vit sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, pritet të hyjnë në thesar në vjeshtë, njoftoi Ministria e Financave.

Nuk ka vonesa të pagimit të mjeteve në kuadrin e Planit. Vendi i ka vendosur vetes synimin që të mbledhë të gjitha dokumentet e nevojshme në përgatitje të kërkesës për pagesën e parë deri në fund të korrikut. Sipas rregullores, Komisioni Evropian ka 2 muaj kohë për të vlerësuar dokumentet e paraqitura përpara se të kryejë pagesën, saktëson Ministria.

Edhe përgatitja e kërkesës së dytë për pagesë me vlerë mbi 724 milionë euro nuk është ngadalësuar tani për tani, por duhet të miratohen 22 masa legjislative deri në fund të vitit 2022.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD