Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta në Ukrainë e vuri në pauzë jetën e gazetës së bullgarëve të Besarabisë

Prej 33 vitesh gazeta “Roden Kraj” ka qenë një dritare e kulturës dhe traditave të bashkatdhetarëve tanë atje

Foto: ua-bg.com

Lufta që ka gati një gjysmë viti që po vlon në Ukrainë, e përballi Evropën me një sërë vendimesh dhe zgjedhjesh të shtyra prej vitesh, ndryshoi fatin e milionë njerëzve në kontinentin evropian. Më shumë se 7 milionë janë refugjatët që u larguan nga Ukraina që nga fillimi i saj, tregojnë të dhënat e Agjencisë për Refugjatët të OKB-së ndaj fillimit të muajit qershor. Refugjatët ukrainas të regjistruar tek ne  që nga fillimi i luftës janë pak mbi 110 000, dhe në fillim të muajit qershor tek ne gjenden 78 289 veta. Çfarë pjese prej tyre janë bullgarë besarabë nuk ka të dhëna, por e dimë se numri i tyre në Ukrainë është midis 250 dhe 500 000. Bashkësia është e njohur nga Ukraina, disponon me përfaqësues në pushtetin vendor, si dhe me organ të vet shtypi - gazetën “Roden Kraj”/krahina e lindjes/. Ajo shpërndahet me abonim dhe arrin në çdo pjesë të Ukrainës.

“Gazeta filloi të dalë akoma gjatë vitit 1989. Që atëherë deri në fillimin e luftës në Ukrainë më 24 shkurt sivjet, botimi nuk ka ndaluar. Financimi për të sigurohej krejtësisht nga Ukraina, por lufta ndaloi çdo gjë” - tregon kryeredaktorja e saj Dora Kostova. Me të u takuam gjatë kohës së ardhjes së saj të parë në Bullgari që nga fillimi i veprimeve ushtarake. Numri i fundit të gazetës është shtypur më 19 shkurt dhe kap luhatjet sociale para përplasjes, si dhe ngjarje nga jeta kulturore e komunitetit bullgar në Ukrainë.

Dora Kostova

“Tanimë pritej se, është e mundur që të ketë luftë, por ne deri në fund nuk besonim. Në një sërë shkollash u organizuan mitingje, në të cilat bënin thirrje për paqe. Me një artikull special shënuam dhe Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtarë të cilën e festojmë në Ukrainë më 21 shkurt. Prekëm dhe temën për Shën Trifonin në vend, kur festohet Dita e Vreshtarit. Treguam historinë e Petër Gabes - një hebre, emigrant nga Ukraina, i cili u bë një personazh aktiv publik, publicist, babai i poeteshës Dora Gabe”.

Festa e Shën Trifon Zarezanit në qytetin Bolgrad

Edhe pse e ndërpreu gazetën, Dora Kostova vazhdon të ndihmojë bullgarët dhe ukrainasit në nevojë. Ata e kërkojnë me një kërkesë për ndihmë në lidhje me emigracionin e tyre në Bullgari dhe vende të tjera evropiane.

“Redaksia e gazetës në Odes është kthyer në një pikë ndihme sociale. Telefoni im personal vazhdon të jetë një "linjë telefonike e zjarrtë" për pyetje që lidhen me evakuimin dhe procedurat në vende të veçanta. Dhamë dhe po vazhdojmë të japim akoma një ndihmë psikologjike për të gjithë ata që na kërkojnë në vend ose me telefon.”

Dhe kjo do të vazhdojë kështu derisa situata në Ukrainë i lejon ekipit të Dora Kostovës përsëri të botojë gazetën “Roden Kraj”. Ndërkohë botimi u prezantua në një ekspozitë speciale në Kuvendin Popullor, kushtuar mediave bullgare jashtë kufirit, të cilat, sipas të dhënave të Agjencisë Telegrafike Bullgare, ndaj këtij momenti janë 45 në 22 shtete.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ua-bg.com, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD
Mitropoliti Grigorij i Vracës

Gjatë Javës së Ndritshme lavdërojmë Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëreshën Mari

Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..

botuar më 25-04-21 11.01.PD

Krishti u ringjall! Bota e krishterë e mirëpriti festën e festave

Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..

botuar më 25-04-20 10.06.PD