Vendi pret që presidenti t’ia dorëzojë mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë formacionit të dytë politik në Kuvendin Popullor - partisë qeverisëse deri vitin e kaluar, tani në opozitë GERB dhe SDS. Mirëpo, lideri Bojko Borisov deklaroi se do ta kthejnë menjëherë mandatin. Prandaj, sytë e analistëve tashmë janë të përqendruar te mandati i tretë apo mundësia që vendi të qeveriset nga një kabinet zyrtar deri në zgjedhjet e ardhshme. Nëse do të formohet, ai do të jetë i katërti për Presidentin Rumen Radev, gjë me të cilën ai do të shënojë një rekord si kreu i shtetit që emëroi më shumë kabinete teknike gjatë mandateve të tij.
Shterja e shpejtë dhe e pafrytshme e procedurës për formimin e qeverisë para përfundimit të korrikut do t’i japë fund aktiviteteve të qeverisë dhe parlamentit dhe shumë çështje të rëndësishme do të mbeten të pazgjidhura - deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev.
“Sipas Kushtetutës duhet të shpall zgjedhjet brenda 2 muajsh. Kjo do të thotë se ato do të jenë në shtator, gjë që sjell edhe rreziqe, por nga ana tjetër, zvarritja e tepërt e procedurës për të formuar një qeveri tundon të merren vendime të bixhozit në qeverisje. Ka edhe vija të kuqe gjithnjë e më të trasha mes partive, gjë që e bën edhe më të vështirë formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme të mundshme”– theksoi kreu i shtetit dhe njoftoi se do të zhvillojë një raund të dytë konsultimesh me partitë e përfaqësuara në parlament përpara dorëzimit të mandatit të tretë eksplorues.
Sa realiste është hipoteza e krijimit të mazhorancës qeverisëse me mandatin e tretë?
Sipas gazetarit Veselin Stojnev, formacionet e koalicionit të deritanishëm katërpalësh janë gati të negociojnë sërish. Probabiliteti që mandati i tretë t’i jepet “Bullgarisë Demokratike” është i lartë, pasi BSP tashmë dy herë nuk arriti të përmbushë pritjet dhe të realizojë një konfigurim funksional të menaxhimit. Ndërsa për “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Stojnev është kategorik:
“Nëse në “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) mendojnë se do të dalin më përpara në zgjedhje - ky është një gabim. Nuk ka asnjë qeveri që ka qeverisur pas vitit 1990 me shumicë absolute, duke përjashtuar kabinetin e Ivan Kostovit (1997-2001), por atëherë po dilnim nga një krizë e madhe. Pavarësisht se sa do të fitojë PP, do të duhet të qeverisë në koalicion.”
“Zgjedhje do të ketë, por nuk ka kuptim të nxitohet”, tha deputeti Martin Dimitrov nga “Bullgaria Demokratike” në një intervistë për BNR dhe hodhi tezën se është e nevojshme të formohet një kabinet ekspertësh.
“Ai duhet të përfshijë ekspertë, pa pjesëmarrjen e drejtuesve të partive. Horizonti i tij duhet të jetë ose deri në zgjedhjet vendore në 2023, të cilat do të zhvillohen 2 në 1 me ato parlamentare, ose deri në fund të vitit të ardhshëm.”
“Prezantimi dhe votimi i një deklarate me prioritetet e këtij kabineti të mundshëm mund të jetë baza për krijimin e shumicës së nevojshme”, shtoi Dimitrov.
“Ekziston një rrezik real që të hyjmë në një varg zgjedhjesh dhe përbërjet e ardhshme të Kuvendit Popullor të jenë gjithnjë e më të fragmentuara, duke e bërë formimin e mazhorancës një detyrë gjithnjë e më të vështirë.”
Të prirë për dialog me “Bullgarinë Demokratike” dhe BSP-në, pasi kanë komunikim të mirë me të dyja formacionet, janë nga formacioni “Ka një popull të tillë” i showman Sllavi Trifonov, të cilët e shkaktuan krizën aktuale politike duke dalë nga koalicioni katërpalësh dhe duke tërhequr ministrat e tyre nga kabineti i Kryeministrit Kirill Petkov.
“Për ne është e rëndësishme që vendi të mos hyjë në një kaos tjetër, sepse populli nuk dëshiron zgjedhje. Kjo është arsyeja pse ne do të mendojmë se çfarë është praktike për të hartuar një program të qartë me parametra specifikë dhe për një kohë të caktuar. Alternativa është kaosi, por nëse nuk ndodh asgjë, ne do të shkojmë në zgjedhje, gjë që nuk na shqetëson” - tha Stanisllav Ballabanov, deputet nga ky formacion.
Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve të mundshme të parakohshme të njëpasnjëshme janë të vështira për t’u parashikuar.
“Nuk e kemi idenë se çfarë mendimesh do t’i lëvizin njerëzit ditën e zgjedhjeve, në këtë situatë dinamike që ndryshon - theksoi politologu profesor Evgenij Dajnov në një intervistë për BNR.
Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë, valën e re të pandemisë, çmimet e energjisë dhe mallrave. Megjithatë, një gjë është e sigurt për mendimin tim - sa më të mprehta probleme shihet se duhet të zgjidhen përpara zgjedhjeve të mundshme në tetor, aq më e lartë do të jetë pjesëmarrja në votim. Arsyeja - njerëzit do të duan të marrin pjesë në zgjidhjen e tyre, përmes votës së tyre.”
Përpilues: Joan Kolev (sipas intervistave për BNR – Horizont dhe BNR – Plovdiv)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..