Presidenti Rumen Radev i dorëzoi "BSP për Bullgarinë" mandatin e tretë dhe të fundit eksplorues për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor. Mandatin e mori Georgi Svilenski, kryetar i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë”. Presidenti tha se e majta ka treguar aftësinë e saj për të kërkuar konsensus. Sipas tij, politikanët bullgarë duhet të udhëhiqen nga vlerat që janë prioritet për BSP-në - drejtësia, solidariteti dhe liria. Sipas kushtetutës, nuk ka afat brenda të cilit mund të zbatohet mandati. Megjithatë, kjo pritet të ndodhë brenda një jave.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova tha se kandidatura për kryeministër duhet të vijë nga grupi më i madh parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). BSP nis bisedimet dhe negociatat e para do të jenë me PP. Përveç PP-së, BSP do të negociojë me “Bullgarinë Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë”, por nuk do të negociojë me GERB-SDS, DPS dhe “Vëzrazhdane”.Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende..