Presidenti Rumen Radev i dorëzoi "BSP për Bullgarinë" mandatin e tretë dhe të fundit eksplorues për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor. Mandatin e mori Georgi Svilenski, kryetar i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë”. Presidenti tha se e majta ka treguar aftësinë e saj për të kërkuar konsensus. Sipas tij, politikanët bullgarë duhet të udhëhiqen nga vlerat që janë prioritet për BSP-në - drejtësia, solidariteti dhe liria. Sipas kushtetutës, nuk ka afat brenda të cilit mund të zbatohet mandati. Megjithatë, kjo pritet të ndodhë brenda një jave.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova tha se kandidatura për kryeministër duhet të vijë nga grupi më i madh parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). BSP nis bisedimet dhe negociatat e para do të jenë me PP. Përveç PP-së, BSP do të negociojë me “Bullgarinë Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë”, por nuk do të negociojë me GERB-SDS, DPS dhe “Vëzrazhdane”.Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..