Infeksioni me koronavirus është i rëndë vetëm në 5 për qind të pacientëve të shtruar në spitale. 4 për qind e shtretërve spitalorë janë të zënë dhe nuk evidentohet asnjë ngarkesë në sistemin shëndetësor. Këtë e bëri të ditur në Kuvendin Popullor Ministrja e Shëndetësisë në dorëheqje Asena Serbezova, e cila u dëgjua me kërkesë të grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë”.
Serbezova theksoi se varianti “Omikron” mbetet dominues në vend. Në rrethet e qyteteve Sofja, Varna dhe Burgas, incidenca është mbi mesataren kombëtare, janë të prekura të gjitha grupmoshat. Rritja e numrit të të sëmurëve pritet të jetë graduale, por mund të jetë e kufizuar nëse respektohen masat kundër epidemisë.
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..
Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..