"Ai që dëshiron të jetë i pari ndër ju, le të jetë shërbëtori i të gjithëve". Legjenda tregon, se ky ka qenë një nga këshillat, të cilat Ivan Rillski i drejtoi Mbretit Petër, ndërkohë që me mirësjellje refuzoi të takohet me të dhe të pranojë dhuratat mbretërore të dërguara. Murgu oshënr vetë jep shembull për drejtësinë e fjalëve. Duke u shkëputur nga gjithçka laike, ai bëhet një nga simbolet e besimit dhe përulësisë për bullgarët, ndërsa vendi që ai zgjedh për altarin e tij të jetës në malin Rila - pjesë e pandashme e imazhit të Bullgarisë dhe zhvillimit të letërsisë në vend.

Manastiri i Rilës është themeluar në gjysmën e parë të shekullit të 10, atyku kaloi edhe oshënaria e Ivan Rillskit Mrekullibërës. Me kalimin e kohës vendi kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme të krishterimit për shtetin, kurse mbretërit bullgar Ivan Aleksandër dhe Ivan Shishman ndajnë fonde për zmadhimin e tij, i cili arrin lartësinë e tij mesjetare midis shekujve 12 dhe 14. Gjatë sundimit osman, manastiri pëson bastisje dhe shkatërrime të shumta dhe në mesin e shekullit të 15 mbetet i shkretë për dekada të tëra me radhë.
Gjatë periudhës së Rilindjes, Manastiri i Rilës ishte një vatër që ndezi shkëndijat e besimit, ndërgjegjen dhe edukimit në trojet bullgare dhe u dha strehë një sërë revolucionarësh bullgarë.
Në mesin e shekullit të 19 u ndërtua kisha kryesore e manastirit “Lindja e Virgjëreshës Mëri”. Afresket e saj janë vepër e mjeshtërve të shumtë, por vetëm i famshmi Zahari Zograf i ka firmosur freskat e tij. Një nga thesaret më të mëdha e të vlefshme është ikonostasi i praruar me gdhendje mjeshtërore në dru.
Vjet një ekip i Akademisë së Arteve Figurative në Sofje përfundoi restaurimin e afreskeve rreth foltores së majtë që shërben për vendosjen e librave liturgjikë në kishën e “Lindjes së Virgjëreshës Mëri” në Manastirin e Shenjtë. Datimi i imazheve është nga shekulli i 19 dhe puna e specialistëve mbi to zgjati gati dy vjet. Tani ekipi ka filluar restaurimin e afreskeve rreth foltores së djathtë, por aktivitetet e tyre nuk do të pengojnë shërbimin e adhurimit në kishë dhe hyrjen e vizitorëve dhe laikëve pranë sarkofagut me lipsanet e Shën Ivan Rilskit.

Manastiri i Shenjtë i Rilës është shpallur monument historik me një rëndësi kombëtare në vitin 1976, ndërsa në vitin 1983 është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-së. Edhe nëse njeriu nuk është fetar, duhet të paktën një herë të shohë bukurinë e vendit, të ndjejë qetësinë e tij dhe të mendojë për "të parin që u shërben të gjithëve". Sidomos në kohëra si këto të sotmet.
Redaktore: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: rilskimanastir.org
Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. Mendohet se Joan Rillski..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..