Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Rilës ruan lipsanet e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë, Shën Ivanit të Rilës

Po restaurojnë pikturat murale në tempullin qendror të shenjtërores

Foto: rilskimanastir.org

"Ai që dëshiron të jetë i pari ndër ju, le të jetë shërbëtori i të gjithëve". Legjenda tregon, se ky ka qenë një nga këshillat, të cilat Ivan Rillski i drejtoi Mbretit Petër, ndërkohë që me mirësjellje refuzoi të takohet me të dhe të pranojë dhuratat mbretërore të dërguara. Murgu oshënr vetë jep shembull për drejtësinë e fjalëve. Duke u shkëputur nga gjithçka laike, ai bëhet një nga simbolet e besimit dhe përulësisë për bullgarët, ndërsa vendi që ai zgjedh për altarin e tij të jetës në malin Rila - pjesë e pandashme e imazhit të Bullgarisë dhe zhvillimit të letërsisë në vend.


Manastiri i Rilës është themeluar në gjysmën e parë të shekullit të 10, atyku kaloi edhe oshënaria e Ivan Rillskit Mrekullibërës. Me kalimin e kohës vendi kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme të krishterimit për shtetin, kurse mbretërit bullgar Ivan Aleksandër dhe Ivan Shishman ndajnë fonde për zmadhimin e tij, i cili arrin lartësinë e tij mesjetare midis shekujve 12 dhe 14. Gjatë sundimit osman, manastiri pëson bastisje dhe shkatërrime të shumta dhe në mesin e shekullit të 15 mbetet i shkretë për dekada të tëra me radhë.

Gjatë periudhës së Rilindjes, Manastiri i Rilës ishte një vatër që ndezi shkëndijat e besimit, ndërgjegjen dhe edukimit në trojet bullgare dhe u dha strehë një sërë revolucionarësh bullgarë.


Në mesin e shekullit të 19 u ndërtua kisha kryesore e manastirit “Lindja e Virgjëreshës Mëri”. Afresket e saj janë vepër e mjeshtërve të shumtë, por vetëm i famshmi Zahari Zograf i ka firmosur freskat e tij. Një nga thesaret më të mëdha e të vlefshme është ikonostasi i praruar me gdhendje mjeshtërore në dru.

Vjet një ekip i Akademisë së Arteve Figurative në Sofje përfundoi restaurimin e afreskeve rreth foltores së majtë që shërben për vendosjen e librave liturgjikë në kishën e “Lindjes së Virgjëreshës  Mëri” në Manastirin e Shenjtë. Datimi i imazheve është nga shekulli i 19  dhe puna e specialistëve mbi to zgjati gati dy vjet. Tani ekipi ka filluar restaurimin e afreskeve rreth foltores së djathtë, por aktivitetet e tyre nuk do të pengojnë shërbimin e adhurimit në kishë dhe hyrjen e vizitorëve dhe laikëve pranë sarkofagut me lipsanet e Shën Ivan Rilskit.

Manastiri i Shenjtë i Rilës është shpallur monument historik me një rëndësi kombëtare në vitin 1976, ndërsa në vitin 1983 është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-së. Edhe nëse njeriu nuk është fetar, duhet të paktën një herë të shohë bukurinë e vendit, të ndjejë qetësinë e tij dhe të mendojë për "të parin që u shërben të gjithëve". Sidomos në kohëra si këto të sotmet.

Redaktore: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: rilskimanastir.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Stefani - martiri i parë për besimin e Krishtit

Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..

botuar më 24-12-27 5.45.PD

40 vjet pas fillimit të të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes”

Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..

botuar më 24-12-24 5.05.PD

Të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Naumin e Ohrit

Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..

botuar më 24-12-23 6.10.PD