Me rërën e butë prej kadifeje në plazhet e tij dhe një raport të mirë midis cilësisë dhe çmimeve për pushime, Kiten është një destinacion tërheqës bregdetar për bullgarët, por duket jo shumë i njohur për të huajt.Qyteza pushimore është e vendosur në afërsi me malin Stranxha, në 5 kilometra nga qyteti Primorsko dhe në 55 kilometra në jug nga qyteti Burgas. Ajo disponon me dy plazhe - ai verior i quajtur Atliman, i cili gjendet në gjirin me të njëjtin emër, dhe plazhi jugor, i cili është më i cekët, me një brez të gjerë me rërë që përfundon në grykën e lumit Karaagaç. Kiten është më joshës në qershor, kur i gjithë qyteti mban erë bliri, por ruan hijeshinë e tij në pjesën tjetër të muajve të verës. Në orët e para të ditës, si deti ashtu edhe lumi janë vende tërheqëse për peshkatarët. Adhuruesit e turizmit me këmbë mund të organizojnë shëtitje të ndryshme përreth.
Radio Bullgaria ju propozon një shëtitje të shkurtër me fotografi nëpër qytetin tonë jugor të Detit të Zi. Le të fillojmë me romantikën e perëndimit të diellit në Kiten:
Deti këtu është i bukur, edhe kur është i zemëruar.
Moti është rrallë i keq në Kiten. Por nëse kjo ndodh, bëni një shëtitje, ecni zbathur në plazhin e shkretë. Do të kuptoni se ndonjëherë me të vërtetë nuk ka "asgjë më të mirë se moti i keq" dhe koha e kaluar vetëm me veten. Gjurmët e këmbëve në rërë që ka lënë dikush që ka shkuar përpara jush do t'ju thonë se vetmia është një gjë relative.
Në mbrëmje, plazhet në Kiten janë veçanërisht komode.
Një çift i ri i dashuruar në breg do të pozojë për ju vetëm për një copë bukë, por nëse kënaqen, do t'ju kërkojnë me mirësjellje më shumë.
Edhe nëse deti nuk ju hedh një shishe me një mesazh dashurie, gjithçka është dashuri në Kiten.
Një shëtitje në mbrëmje përgjatë portit me varkat dhe jahtet e ankoruara do t'ju bëjë të ëndërroni një udhëtim ekstrem nëpër botë.
Nëse nuk ju pëlqen të pushoni në plazh, në Kiten mund të bëheni edhe studiues i antikiteteve bullgare. Qyteti mban kujtime të historisë së tij të lashtë. Këtu, midis barit dhe shkurreve, mund të shihni rrënojat e kalasë Urdoviza, e cila mbronte banorët e një vendbanimi të lashtë trak.
Ujërat transparente në brigjet e Kitenit predisponojnë për takime të ngushta me jetën detare.
Bluja detare derdhet në ngjyrën e qiellit dhe të pafundësisë. Edhe nëse nuk e dëgjoni këngën magjepsëse të sirenës, do të dëshironi të ktheheni këtu përsëri dhe përsëri.
Tekst dhe foto: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..