Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata e shkollave bullgare jashtë vendit pret përgjigje të shumta nga shteti

4
Foto: Diana Cankova

Më 27 korrik, në ditën e nderimit të veprës shpirtërore dhe edukative të Kirillit dhe Metodijit dhe të pesë dishepujt e tyre të Shenjtë, Shoqata e Shkollave Bullgare jashtë vendit festoi përvjetorin e pesëmbëdhjetë të themelimit me një konferencë solemne që mblodhi në Sofje mësues dhe bashkëmendimtarë nga shumë vende dhe kontinente. Pedagogët, të cilët i mësojnë fëmijët bullgarë në mbarë botën në gjuhën e tyre amtare dhe u shtojnë kureshtjen dhe dëshirën për të njohur Bullgarinë, u rikthyen në rrugën që kishin kaluar, por edhe drejtuan pyetje, përgjigjet e të cilave kanë pritur për një kohë të gjatë nga shteti. Fatkeqësisht, kriza e radhës  politike do të vonojë zgjidhjen e tyre për një të ardhme të pa parashikueshme.

Snezhina Meçeva

Ashtu si bullgarët në atdhe, edhe bashkatdhetarët tanë nëpër botë po pyesin se ku po shkon Bullgaria, thotë Snezhina Meçeva, zëdhënëse e shoqatës dhe drejtoreshë e Shkollës Bullgare "Ivan Stançov" në Londër. Dhe shton:  “Presim që pas zgjedhjeve të radhës të parakohshme të mos na shkojnë në bazë të linjave partiake në varësi nga kjo se kush qeveri është në pushtet dhe ajo që është arritur të ecë përpara”.

Sipas Snezhina Meçevës, çështja më e rëndësishme për momentin është beteja e gjatë që gjuha bullgare të barazojë statusin e saj me atë të gjuhëve të vendeve të Bashkimit Evropian për t’u sjellë deri në fund. Kurse kjo do të thotë, se nota nga provimi i maturës në gjuhën bullgare do të njihet në aplikimin në një universitet të huaj.

Në Strasburg, Parlamenti Evropian u bëri rekomandim të gjithë anëtarëve të BE-së që të bëjnë atë që është e nevojshme në baza dypalëshe, në mënyrë që përmes negociatave vend pas vendi, ky proces të mund të kryhet deri në fund – kujton ajo. Këtë po presim nga ministrat e rinj të arsimit. “ 

Tanja HristovaMungese të programeve të mësimit, të librave shkollorë dhe të mjeteve ndihmëse - veçanërisht për fëmijët për të cilët bullgarishtja është një gjuhë e dytë. Këto probleme i thekson Tanja Hristova, drejtoreshë e Shkollës Bullgare "Paisij Hilendarski" në qytetin qipriot Limasol.

Gjëja tjetër e cila na intereson është ndihma për ngjarjet kulturore jashtë shtetit - vazhdon ajo. - Ne merremi jo vetëm me një veprimtari mësimore, por organizojmë dhe festivale, panorama të kinemasë dhe veprimtari kulturore, gjë për të cilën kemi nevojë prej mjeteve. I jemi shumë mirënjohës ministrisë së arsimit dhe asociacionit se të gjitha shkollat jashtë  tanimë financohen mjaft mirë. Por, akoma nuk kemi një qartësi për veprimtaritë jashtëshkollore dhe format, të cilat prekin bashkësinë bullgare”.   


Mbi 200 mijë bullgarë janë kthyer në vend për shkak të pandemisë nga koronavirusi dhe fëmijët e tyre kanë nevojë për një përshtatje me sistemin tonë të arsimit, u vu në dukje në konferencë. Por ky problem kështu dhe nuk u zgjidh në një nivel shtetëror, pohon Petja Caneva, themeluese dhe drejtoresh  e Shkollës së Parë Bullgare të së Dielës “Shën Ivan Rillski” në Madrid. “Kjo ka të bëjë kryesisht me barazimin e nivelit të njohurive gjuhësore me atë të nxënësve të tjerë të klasës. Për këtë qëllim, në vende të tjera, shkollat ​​kanë klasa ku fëmijët marrin ndihmë për të përparuar.”

Petja Caneva

Petja Caneva nënvizon akoma domosdoshmërinë që në Spanjë të krijohet një institut bullgar “mbi parimin e Këshillit Britanik, Instituti Goethe, Instituti Servantes”, për të rritur pagën e mësuesve për shkak të punës më të madhe të kryer gjatë mësimit në distancë, të ulet TVSH-ja për librat dhe mjetet mësimore ndihmëse.

Antoaneta Coneva

Kryetarja e Komisionit Parlamentar mbi Politikat për Bullgarët Jashtë Shtetit Antoaneta Coneva rekomandon që me paratë nga aktualizimi i buxhetit në vjeshtë të sigurohen mjete për qiratë e rritura dhe furnizimet, për të mos mbyllur asnjë shkollë jashtë vendit.

Më pas metodologji, tekste, mjete elektronike për mësimin e bullgarishtes si gjuhë e huaj - ajo rendit pyetjet e mbetura pa përgjigje. - Tashmë kemi nxënës të klasës së parë në shkollat ​​e së dielës, të cilët kanë lindur jashtë vendit, dhe megjithëse e kuptojnë bullgarishten, duhet ta mësojnë atë sikur të ishte gjuhë e dytë. Kurse kjo është krejtësisht e ndryshme nga niveli i një nxënësi me një nivel tjetër të dijeve në gjuhën e vet amtare. Shpresoj që të gjitha partitë të përfshijnë në programet e tyre zgjedhore kauzën e madhe të "bullgarëve në mbarë botën" dhe se të drejtat dhe interesat e tyre të mbrohen me të vërtetë."

Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Vendit mbështet aktivitetet e shkollave dhe qendrave arsimore bullgare jashtë vendit tonë dhe promovon gjuhën dhe kulturën bullgare. Aktualisht, shkollat ​​e së dielës numërojnë afro 400 në 40 vende në gjashtë kontinente.

Foto: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

 

 





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD