"Në emër të qeverisë sonë të koalicionit, jua dorëzoj qeverisjen e vendit! Në kundërshtim të sugjerimeve, nuk ka kushte për një apokalips në Bullgari." Me këto fjalë, ish-Kryeministri Kirill Petkov në një ceremoni të veçantë ia dorëzoi pushtetin kabinetit zyrtar të kryesuar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Petkov raportoi se përkundër krizës botërore, ekipi i tij ka ndërtuar një themel të mirë dhe qytetarët bullgarë, me ndihmën e qeverisë së re, do të kenë paqe mendore dhe parashikueshmëri në muajt e ardhshëm. Qeveria e Petkovit lë një suficit prej 1.5 miliardë levash në buxhet. Ai shprehu shpresën se lufta kundër korrupsionit dhe problemeve në sistemin gjyqësor do të vazhdojë.
Gëllëb Donev përshkroi detyrat më urgjente përpara kabinetit të ri - çmimet e gazit natyror dhe karburanteve, inflacioni i lartë, problemet rreth mirëmbajtjes së rrugëve në vend dhe protesta e kompanive të ndërtimit të rrugëve. Na presin muaj të pasioneve të nxehta politike. Ne kemi për detyrë të rikthejmë tonin e mirë dhe dialogun produktiv”, theksoi Donev.Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..