Kompania shtetërore “Bulgargaz” ka blerë sërish gaz rus, por përmes një ndërmjetësi me çmim më të lartë për 20 euro, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) kryetari i Rregullatorit të Energjisë, Ivan Ivanov. Nuk ka dokumente për shkarkimin e 7 cisternave me gaz të lëngshëm, siç kishte deklaruar ish-kryeministri Kirill Petkov, shtoi Ivanov dhe sqaroi se ka mjaft cisterna me gaz në Mesdheun Lindor, por nuk ka kapacitete për shkarkimin e tyre në Greqi apo Turqi. Nuk ka dhe kapacitet të rezervuar për transmetim në Bullgari.
Vasill Velev, kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial i tha BNR-së se biznesi kërkon kompensim nga shteti për çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit dhe siguri në furnizime, sepse vetëm 28% e karburantit blu që i nevojitet vendit është rënë dakord.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..