Prodhuesit e drithërave duan një takim me Ministrin në detyrë të Bujqësisë Javor Geçev për shkak të importit të parregulluar të grurit dhe lulediellit të lirë nga Ukraina. Këtë e tha për BNR Shumen Mallomir Vllasov nga Shoqata e Prodhuesve të Drithërave nga Lludogorie. Nëse nuk nis një takim, do të ndërmerren protesta. Vendimi për bllokimin e rrugëve dhe protestën u mor nga Bordi Drejtues i Shoqatës Kombëtare të Kultivuesve të Drithërave në fund të muajit të kaluar. Sipas prodhuesve të drithërave, ekziston rreziku që gruri i grumbulluar me origjinë të paqartë në magazinat bullgare të largohet nga fabrikat tona përpunuese si prodhim bullgar.
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..