Vendi ynë sërish është duke u përpjekur të kuptojë rrënjët e një modeli tjetër unik bullgar. Por në vend që të kërkojmë vazhdimisht veten, këtë herë mund të shikojmë atë imazh të pastër dhe të idealizuar të Bullgarisë në imagjinatën e fëmijëve tanë. Dhe nuk ka rëndësi se sa kilometra larg je nga vendi ku dëshiron të jetosh - lumturia nuk është një koncept gjeografik, por një ndjenjë, një ide, pranim dhe... një ëndërr e realizuar.
Bullgaria me fjalë, ngjyra dhe muzikë - kështu e prezantuan fëmijët bullgarë jashtë shtetit në tri konkurset krijuese të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët jashtë Shtetit - letrar “Stefan Geçev”, vizatimi “Bullgaria në ëndrrat e mia” dhe këndimi “Ljubka Rondova”. Fituesit morën diplomat e tyre nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe ndjenë emocionin e takimit me bashkëmoshatarët e tyre nga vende të ndryshme.
“Motoja e këtij konkursi është shumë e mirë - ne, bullgarët e botës, të lirë, të bashkuar dhe të denjë - tha Ilijana Jotova në ceremoninë në Pallatin Kombëtar të Fëmijëve. - Në këto tri fjalë, sikur është mbledhur gjithë psikologjia jonë popullore, dëshirat dhe ëndrrat - të kujtojmë historinë tonë të pasur e të gjatë dhe të jemi të lirë në shpirt, sepse vetëm kështu do të jemi bullgarë të vërtetë. Nuk ka rëndësi se ku na ka caktuar fati të jetojmë, por atje, përtej kufirit, është perandoria shpirtërore e Bullgarisë. Kudo që ka bullgarë do të ketë shpirt bullgar dhe kujtesë bullgare për familjen dhe atdheun”.
Nxënësja e klasës së dhjetë Adelina Hristova nga komuniteti i bullgarëve besarabë në Ukrainë për herë të parë e përjeton emocionin e takimit me atdheun e saj stërgjyshorë. Ajo studion gjuhën dhe letërsinë bullgare, e pëlqen shumë Bullgarinë dhe ëndërron të studiojë teknologjitë e informacionit në një universitet në Bullgari.
“Jam shumë e kënaqur që Zoti më dha mundësinë të takoj njerëz kaq të mirë - thotë vajza, vjersha e së cilës “Dashuria për Bullgarinë” fitoi çmimin e parë për grupmoshën e saj në rubrikën “Poezia”. - Unë jam nga Bollgradi i Besarabisë. Më vjen shumë keq për nënën time Ukrainën. Çdo moment për ne mund të jetë i fundit. Ne nuk e dimë se çfarë na pret, kështu që ne jetojmë - aq sa na jep jeta, dhe jemi të lumtur.”
“Tani për tani po funksionojmë, sa të mos qëllojnë,të mos ketë të shtëna”, ndërhyn në bisedë Natalija Pejçeva, drejtoreshë e shkollës bullgare të cilën Adelina e frekuenton çdo javë. Mësuesja erdhi në ceremoni për të mbledhur çmimet e nxënësve të saj, të cilët u prezantuan shumë mirë.
“Ne po kthehemi përsëri në Ukrainë sepse e duam atë - shton ajo. - Është shumë e frikshme për ne tani. Rusia po na shkatërron. Mund të them shumë keq dhe asgjë të mirë për Putinin. Nuk është e mundur që në shekullin e 21-të të ketë shkatërrime - duhet të ketë paqe, fëmijët të rriten, të mësojnë, të zhvillohen ndërsa ai dëshiron të shkatërrojë të gjithë botën dhe, në veçanti, ne, ukrainasit. Ne jemi bullgarë, por jetojmë në Ukrainë. Ne flasim rusisht, ukrainisht, bullgarisht dhe anglisht - gjuhë të ndryshme.”
Dymbëdhjetë vjeçja Anne-Michel Heron ka fatin të lindë në një vend shumë më të lumtur, por gjithsesi zgjedh “Paqja në botë” si temë e esesë së saj. “Jam shumë i trishtuar për situatën në Ukrainë. Është e tmerrshme dhe u uroj njerëzve shumë lumturi dhe që gjithçka të përmirësohet për ta”, thotë ajo. Vajza dhe vëllai i tij nëntë vjeçar Dave-Steven lindën në Paris në një familje të një bullgareje dhe një francezi. Ata flasin gjuhën e tyre amtare në mënyrë të përsosur dhe kalojnë çdo verë me gjyshërit e tyre në qytetin Vraca (Bullgari Veriperëndimore). Të dy marrin pjesë në më shumë se një kategori në konkurs.
“Unë luaj në piano që nga mosha pesë vjeçare dhe vazhdoj edhe më sot - thotë Anne-Michel. – Unë studioj në Konservatorin Francez në Paris. Kam marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare në vende të ndryshme. Kam luajtur në “Carnegie Hall” në Nju Jork, në Salzburg, në shumë salla në Greqi. Unë dua të bëhem pianiste.”
Dave-Steven ëndërron të punojë me kompjuterë një ditë. Ndërkohë shkruan dhe pikturon. Ishte piktura e tij – me një pëllumb të bardhë në qendër – që tërhoqi vëmendjen nga skena. “Vizatimi im është për të gjithë fëmijët në botë dhe mesazhi është të jemi miq”, shpjegon ai. Dhe nxiton të qëndrojë mes vajzave dhe djemve për foton në grup.
Bullgarët përtej kufirit nuk e harrojnë atdheun dhe i edukojnë fëmijët e tyre për të qenë patriotë
Fëmijë të talentuar bullgarë nga mbarë bota u dalluan në konkurset e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Diana Cankova
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..