7
Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e programit me rastin e Presidencës së tanishme çeke të Këshillit të BE-së dhe prezantohet nga Akademia Kombëtare e Arteve - Dega në Burgas, ndërsa në shtator do të jetë mysafir në Galerinë e Arteve të Qytetit të Plovdivit.

Është një pasqyrim i mendimeve të autorit se pse njerëzit janë të rrethuar nga vazo qeramike dhe çfarë fshihet pas këtij pasioni. Projekti i Shedinës shoqërohet edhe me citate dhe vepra të tjera që plotësojnë punën e tij. Ai padyshim ka një ndikim në artin bashkëkohor, pasi veprat e tij janë pronë e Muzeut të Arteve të Aplikuara në Pragë, e Galerisë së Moravisë në Brno, e Muzeut të Qeramikës në Westerwald (Gjermani), si dhe e shumë koleksioneve dhe galerive private në Lindje dhe në Evropën Perëndimore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: sofia.czechcentres.cz, Facebook / @nhaburgasMë 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..