Mjetet e para sipas Planit të Rimëkëmbjes priten këtë vjeshtë, tha zëvendëskryeministri i qeverisë teknike për fondet evropiane Atanas Pekanov për Nova TV. Ato do të jenë 1.3 miliardë euro dhe Bullgaria do t'i kërkojë deri në fund të gushtit. Brenda dy muajve, Komisioni Evropian duhet të përgjigjet nëse do t'i livrojë ato. Pekanov theksoi se për të pasur pagesën e radhës, Kuvendi i ri duhet të miratojë 22 ligje deri në fund të vitit 2022.
Në 5 vitet e ardhshme, rreth 1.5 miliardë euro do të investohen në zhvillimin e biznesit bullgar në kuadër të programit të ri "Konkurrueshmëria dhe inovacionet në ndërmarrje". Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, do të mbështeten për implementimin e teknologjive dhe inovacioneve të reja, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Rritjes.Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..