Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 gushtin

Mbetet e ngrohtë, ka paralajmërime për valë të rrezikshme përgjatë Detit të Zi

Foto: arkiv

E marta do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vendet veriperëndimore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë prej 31 deri në 36°, në Sofje rreth 31°.

Përgjatë Detit të Zi moti do të jetë me diell por me erë. Ka kod paralajmërues të verdhë për erë mesatare deri të fortë verilindore dhe dallgëzim të rrezikshëm deri në 3-4 ballë. Temperaturat maksimale do të jenë 28-32°, temperatura e ujit të detit 26-27°.

Në zonat malore moti do të mbajë kryesisht me diell. Në disa vende pasdreke do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 24°, në 2000 m deri në 16°.

Të mërkurën dhe të enjten do të ftohet me 3-4°. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, ka të ngjarë edhe për breshër.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD