Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur muzika të prek thellë, ose pse të huajt janë të mahnitur nga folklori ynë

Foto: Veneta Nikollova

Dashuria për këngët dhe popullin tonë tërhoqi qindra mysafirë të huaj në tubimin në Koprivshtica gjatë fundjavës në fillim të gushtit.

Holandezët, belgët, japonezët, francezët, britanikët, etj., bënin fotografi dhe këndonin të ulur në lëndina, rreth 6 skenave të tubimit. Një reporter i Radio Bullgarisë zbuloi se për shumë prej këtyre njerëzve, folklori bullgar nuk është thjesht një atraksion, por një pasion i vërtetë të cilit ata i kushtojnë kohën e lirë në shtëpi.

Grupet amatore për folklorin bullgar po bëhen gjithnjë e më të njohura jashtë vendit dhe anëtarët e tyre bien në dashuri me magjinë e ritmeve dhe ngjyrave ballkanike. Për shembull, Julie Galifet nga qyteti i Tuluzës në jug të Francës, e cila jeton në Belgjikë, dy vjet më parë u bë pjesë e një grupi ndërkombëtar për folklor ballkanik, me 50 anëtarë. Julie këndon me pasion dhe nuk i fsheh emocionet kur flet për muzikën bullgare:

Julie Galifet

“Ajo më prek thellë. Vetëm duke folur për të më bën të përlotem. Është shumë mbresëlënëse dhe të jesh këtu është e papërshkrueshme. Arrita t'i shikoja të gjithë këta njerëz - të rinj, të moshuar dhe t'i dëgjoja këta tinguj që vibronin thellë brenda meje. Unë jam këtu me grupin tim, kemi një performancë skenike. Pjesëmarrësit në tubim janë shumë të bukur – kostumet, ngjyrat, këngët, buzëqeshjet e tyre, vallet... Për mua këto janë momente magjike!”

Marisa është greke nga ishulli Lesvos. Ajo është muzikante - luan në fizarmonikë dhe drejton një kor për muzikë polifonike. Thotë se frymëzohet nga ritmet ballkanike:

Jam në Koprivshtica për festivalin dhe muzikën, por më së shumti për autenticitetin e traditave të paraqitura, pasi kuptova se kjo ngjarje zhvillohet çdo pesë vjet. Më bëri shumë përshtypje edhe qyteti i Koprivshticës, është vërtet tepër i bukur!”

Më të shumtët ndër të ftuarit e huaj në tubim ishin holandezët. Ndërsa lëviznim midis skenave, takuam Toke dhe Caspar, të cilët kanë një lidhje shumë të fortë me folklorin tonë.

Toke dhe Caspar

“Kur isha fëmijë në qytetin tim, i cili mban një shkëmbim me Varnën, kishte një grup amatorësh ku mësoheshin vallet bullgare dhe atje mësuesi më ndihmoi të përvetësoja hapat e mi të parë. Ne njohim disa valle, si dhe disa këngë, pasi ishim pjesë e një projekti dyvjeçar për folklorin bullgar”.

“Në fakt, ne tashmë kemi shfaqur folklorin bullgar në Holandë. Ishim këtu në vitin 2014 dhe më pas erdhëm sërish në kuadër të këtij projekti, pasi në disa fshatra të vendit luajtëm valle popullore bullgare në skenë.”


Të huajt e perceptojnë në mënyrë të veçantë muzikën popullore bullgare. Ata e përkufizojnë atë si "të vërtetë, të egër, të shfrenuar, të thellë..." Ne holandezët jemi pak të mërzitshëm, prandaj na pëlqen folklori juaj me temperament", shpjegon Marleen Hartevelt, e cila ka vite që provon në korin "Çubrica" në Amsterdam. Dhe më shumë për muzikën bullgare:

Marlene Hartefelt

"Ajo është shume e bukur! Dhe kjo harmoni tipike është interesante sepse ne nuk e kemi në muzikën tonë. Në fillim njerëzit mendojnë se diçka nuk shkon, por mua më pëlqen. Folklori juaj është lozonjar, argëtues, gazmor, por edhe melankolik sepse ju prek thellë shpirtin. Më kujtohet tubimi në Koprivshtica 22 vjet më parë, kur ishte po aq i mirë. Shpirti i Koprivshticës ka mbijetuar deri më sot!”, përfundon Marlene Hartefelt.

Кori Çubrica në Koprivshtica

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD