Qeveria miratoi dekretin për organizimin dhe koordinimin e negociatave të Bullgarisë për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik - OECD. Anëtarësimi në OECD është përpjekja më serioze integruese e vendit pas anëtarësimit në BE dhe NATO. Ai prek pothuajse të gjitha sferat e jetës publike, tha në një konferencë për shtypin Ministri teknik i Jashtëm Nikollaj Millkov.
Motoja e OECD-së është “Politika më të mira për jetë më të mirë”. Kjo vlen edhe për zbatimin e praktikave më të mira në shkallë globale, theksoi ministri. Prandaj, ne duam të marrim pjesë jo vetëm në “Klubin e të pasurve”, siç e quajnë zakonisht dhe gabimisht OECD, por në klubin e ndarjes së praktikave më të mira dhe politikave botërore, tha diplomati.
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..