Për pjesën më të madhe prej nesh tani është kohë për pushim, për takime me shokë, më në veçanti me ata të cilët nuk jetojnë në Bullgari dhe me gëzim kthehen këtu për një ose dy javë. Por, për disa artistë vera është kohë për një punë këmbëngulëse, për pjesëmarrje në koncerte, në festivale dhe udhëtime të shumta nëpër botë. Mes tyre është dhe bashkatdhetaria jonë Allbena Petroviç-Vraçanska e cila prej viteve jeton dhe krijon në Luksemburg dhe gjithmonë ka pohuar se, profesioni i kompozitorit nuk është një prioritet i gjinisë së fortë mashkullore.
Këtë ajo e dëshmon përherë, përfshi dhe gjatë viteve të fundit, të cilat ndaluan projekte të shumta në fushën e artit. Intervistën me të e regjistruam gjatë kohës së Festivalit Ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes”, me të cilët Allbena ka një bashkëpunim mjaft të suksesshëm.
“Që prej 7 vjetëve marr pjesë rregullisht në “Javët muzikore të Sofjes”-tregon ajo. Çdo herë ftesa është e lidhur me performanca kryesore të kompozimeve të mia, prezantim të albumit tim të ri të radhës dhe në vitin 2020 isha "Kompozitori në fokus", që është një nder i madh për mua.Në edicionin e sivjetshëm, vepra të mia u përfshinë në recitalet e pianisteve Martina Tabakova, Vanja Pesheva dhe violinistes Teodora Sorokow, të cilat realizuan premierat bullgare të këtyre veprave. Pata dhe një koncert prej autori në kuadrin e festivalit me pjesëmarrjen e Joan Marti Frasquier-saksofon bariton nga Spanja, këngëtarja Sintia Knoch-soprano nga Luksemburgu, profesoresha Branisllava Taneva-piano, unë po kështu u përfshiva si pianiste.
Prezantuam programin e albumit tim të ri DREAMLOVER, i cili fitoi dy nominime për çmime prestigjioze për muzikë klasike OPUS klasik’22. Bashkëpunimi ynë me Joan filloi gjatë vitit 2016. Atëherë u njohëm, këmbyem albumet tona, unë i dhurova Crystal Dream, realizuar nga Gega Nju.
Atëherë u paraqit pjesa Dreamlover, të cilën Joan e përfshiu në një recital të vet në një festival të madh në Barcelonë. Pas kësaj kompozova një Koncert për bariton saksofon, kurse gjatë kohës së pandemisë u paraqitën katër poemat “Maskat” (Poemes-Masques). Ato u janë kushtuar maskave, të cilat ne i mbajmë, por jo ato të cilat na detyrojnë që t’i mbajmë rreth pandemisë, por maskat si një simbol i sjelljes njerëzore. Shpeshherë shkruaj tekste ndaj performacave të mia, të cilat interpretuesit i lexojnë ose i recitojnë. Por, tani vendosa se mesazhi është i rëndësishëm dhe duhet të përfshijë dhe zë. Doli se, deri tani nuk ka shembull në muzikën klasike ose të ashtuquajturën Art Music të një gërshetimi të ngjashëm. Kështu që këto këngë janë një novitet në repertorin klasik”.
Nga Allbena kuptuam po kështu se, Koncerti për bariton saksofon është shfaqur si premierë nga saksofonisti i njohur dhe nga Ansambli i Dhomës "Solistët e Sofjes" në vitin 2018. Pas kësaj, interpretuesi i sugjeroi kompozitorit të bënte një transkriptim për saksofon dhe piano dhe pak më vonë lindi ideja për të nxjerrë në treg DREAMLOVER.Rreth 2 vjet më përpara, gjatë muajit mars 2020, doli albumi Bridges of Love, i cili përmban pjesë për piano nga Allbena Vraçanska në interpretim të Pllamena Mangovës.
“Ajo zgjodhi pjesët mes të gjithave të cilat kam kompozazuar për piano-sqaron Allbena. Pllamena është një artiste e madhe dhe unë i besoj plotësisht. Kompoziva dhe një pjesë të re, të cilën ia kushtova asaj. Pothuajse nuk mundëm të prezantojmë albumin për shkak të situatës me pandeminë në botë, por ajo fitoi jehona shumë të mira në revista të ndryshme të specializuara si dhe nominim për OPUS klasik ’20. Deklarimin e mëposhtëm vështirë se do ta dëgjoni nga Allbena, por me siguri ajo është ndër kompozitorët e muzikës bashkëkohore, veprat e së cilës dëgjohen vazhdimisht nëpër botë.Para se të vinte në Bullgari, veprat e saj u interpretuan në Barcelonë (në festivalin Modern Barcelona), në Taranto, Itali (në festivalin Armonie di Primavera, Taranto) dhe në Madrid (në një koncert në sallën Piano Lab). Në fillim të muajit korrik në Sllovaki u zhvillua premiera botërore e kompozimit të saj A Long Way për orkestër me tela, të interpretuar në festivalin Ditë të muzikës bullgare-Koshice, dirigjent Konstantin Ilievski. Pasuan pjesëmarrje në festivale në Francë, Poloni, dhe në Kasel- Gjermani, ku më 3 gusht u zhvillua premiera botërore e Pjesës së Madhe për organ dhe Zë. Në po këtë datë krijime të saj janë interpretuar në festivale në Francë dhe Islandë. Kjo listë marramendëse prej premierave dhe koncerteve flet për një punë serioze dhe aftësi të motivojë dhe të frymëzojë interpretuesit. Sigurisht që dhe këtë nuk do ta dëgjoni prej saj. Ne na mbetet vetëm t’i urojmë akoma suksese të shumta, të cilat ajo t’i ndajë me miqtë e Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..