Produktiviteti i “Uzinave inxhinierike të Vazovit” /Sopot/ – sipërmarrja më e madhe e kompleksit industrial ushtarak në Bullgari, është ulur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Këtë e kanë deklaruar përfaqësuesit e sindikatave në ndërmarrje para Ministrit të Ekonomisë nga qeveria e përkohshme, Nikolla Stojanov.
Takimi u kërkua nga sindikatat, të cilët paralajmëruan se ekziston rreziku që uzina të mos mund të përmbushë kontratat e saj, për të cilat tashmë janë marrë paradhënie. Sipas tyre, problemi qëndron në menaxhimin e dobët të ndërmarrjes.
Ministri siguroi se do të merren masa për të garantuar stabilitetin e ndërmarrjes. Sipas tij, duhet të kërkohen investime të reja për modernizim në mënyrë që ndërmarrja të fillojë të prodhojë produkte nga i ashtuquajturi “Standard i NATO-s”.Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga nismëtaret e shoqatës është bashkatdhetaria jonë Daniella Millusheva, raporton Blogu i bullgarëve në..
Bullgarët renditen të tretët midis 30 vendeve evropiane për sa i përket jetëgjatësisë në një gjendje të mirë shëndetësore, sipas të dhënave të Eurostat. Bashkatdhetarët tanë jetojnë me shëndet të mirë për një mesatare prej 68.6 vjetësh dhe..
Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse. Eventi, i cili është nën patronazhin e kryetares së bashkisë Dve Mogili Marieta Petrova, do të fillojë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje – 16°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet..
Nuk ka një orar të qartë për dorëzimin e gjashtë avionëve të mbetur luftarakë F-16 Block 70 në Bullgari. Kjo u tha në një përgjigje me shkrim nga..
Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse...