Imazhet satelitore tregojnë se anija e parë me grurë që largohet nga Ukraina sipas marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe Turqia ka mbërritur në Siri. Pamjet e “Planet Labs” të analizuara nga Associated Press tregojnë se anija “Razoni” është ankoruar në portin e Tartus dje, më 16 gusht, dhe është pranë një silos drithi. "Razoni" u largua nga porti i Odesës më 1 gusht me 26 000 ton misër, ndërsa ngarkesa supozohej të nisej për në Liban, por mediat libaneze raportuan se porosia është refuzuar.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se detyra kryesore e forcave ukrainase është ta bëjnë luftën gjithnjë e më të vështirë për Rusinë.
Më 16 gusht, një depo municioni shpërtheu në pjesën veriore të gadishullit të Krimesë dhe Moska e përshkroi incidentin si "sabotim" nga ana e grupeve të armatosura besnike ndaj Ukrainës.
Nga ana e saj, Ukraina as nuk e konfirmoi dhe as mohoi përfshirjen e saj në serinë e shpërthimeve në Krime. Përveç serisë së shpërthimeve në Krime, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ia atribuoi "diversantëve ukrainas" edhe sulmet në linjat e energjisë elektrike në centralin bërthamor të Kurskut.Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..