Arkeologët zbuluan një tempull të ri në Perperikon, transmetoi BTA. Sipas profesorit Nikollaj Ovçarov, ai është vetëm dhjetë metra larg sallës së famshme me altarin në pallatin e shenjtë, ku Aleksandri i Madh mori një parashikim se do të pushtonte botën. Në disa vende, muret kanë mbijetuar në një lartësi prej gati 3 m, gjë që e bën ndërtesën e sapo zbuluar një nga strukturat më të ruajtura të gjetura deri më tani në Perperikon, komentoi arkeologu.
Sipas prof. Ovçarov, tashmë mund të thuhet se pranë altarit të lashtë shkëmbor të Dionisit, gjatë periudhës romake (shek. III-IV), është formuar një kompleks i tërë i shenjtë tempujsh, kushtuar hyjnive të ndryshme të asaj kohe. Të tillë janë kalorësi trak dhe perëndia lindore Mitra, për nder të të cilëve janë ndërtuar faltore të veçanta.
Ende nuk është përcaktuar se cilit perëndi i është kushtuar tempulli i sapo zbuluar. Nga ana e tij, specialisti i arkeologjisë antike Doc. Dr. Zdravko Dimitrov nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ky është një ansambël unik sakral që është i vetmi i këtij lloji në Bullgari.Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit...