Më shumë se 1 milion dollarë – ky është çmimi për të cilin sipërmarrës nga 200 vende konkurrojnë për Kupën Botërore të Sipërmarrjes. Për vit të dytë të radhës Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” organizon përzgjedhjen kombëtare për konkursin prestigjioz. Deri në pjesëmarrje lejohen firma të regjistruara pas 1 dhjetorit të vitit 2015 në Bullgari ose ekipe që planifikojnë të krijojnë një kompani në Bullgari. Vetë konkursi kalon në tre faza - faza ideore, faza e hershme dhe faza e rritjes. Afati përfundimtar për anëtarësim është 31 gushti 2022. Një juri kombëtare, e përbërë prej 14 pedagogëve universitar, drejtuesve të bizneseve të suksesshme dhe drejtorësh të institucioneve bankare do të zhvillojë një seleksionim paraprak dhe do të nominojë sipërmarrësit më të mirë për pjesëmarrje në finalet, të cilat do të zhvillohen gjatë muajit nëntor 2022 në Arabinë Saudite. Seleksionimi i pjesëmarrësve bullgarë në edicionin e katërt të Kupës Botërore për sipërmarrësi është në përshtatje me qëllimin e rëndësishëm të shkollës të përkrahë ekosistemin sipërmarrës në Bullgari.
Përpiloi: Gergana MançevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..