Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e së dielës në Limasol për vit të 12 të radhës do të presë fëmijë bullgarë

Edhe komuniteti bullgar pret me padurim festivalin folklorik në shtator

Foto: Shkolla bullgare ,,Pajisij Hilendarski" në Limasol

Sipas statistikave jozyrtare, bullgarët në ishullin e Qipros janë nga 50mijë deri në 70 mijë. Shumë prej tyre  e përcaktojnë qëndrimin e tyre në vend  si kurbet – punë e përkohshme jashtë vendit për përfitime apo jetesë dhe jetojnë me mendimin se një ditë do të kthehen. Pikërisht kjo është arsyeja se pse përpiqen që fëmijët e tyre të lidhen me Bullgarinë në nivele të ndryshme. Ndër to vend parësor zë zotërimi i gjuhës amtare.

Derisa gjendet në shtëpi, Tanja Hristova u ndihmon fëmijëve bullgarë  të përmirësojnë njohuritë e veta në gjuhën amtare pas kthimit të tyre nga jashtë dhe të integrohen në shkollat tona. Kurse, kur përpara  më shumë se 20 vjet shkon në Qipro, prindërit i drejtohen asaj me një pyetje - çfarë do të bëjnë fëmijët tanë, pasi ata nuk e mësojnë gjuhën bullgare? Kështu ajo e kupton se një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë nuk kanë ndërmend të vendosen e të mbeten në ishull.

Atëherë u mendova dhe i thashë vetes - po, unë tanimë e pash se cili është problemi në Bullgari - kujtohet Tanja Hristova. Dhe iu drejtova ambasadës sonë në Qipro. Që aty më drejtuan sesi të krijojë një shkollë bullgare. E bëra për shkak të fëmijëve dhe të familjeve të tyre - të mund të kthehen në atdhe të qetë e të mësuar.”

Tanja Hristova

Gjatë vitit mësimor 2011/2012, shkolla bullgare e themeluar nga Tanja “Pajisij Hilendarski” në Limasol hapi dyert e veta për herë të parë. Filloi pa asnjë lloje ndihmë nga shteti, madje mungonin librat e shkollës. Atëherë prindërit e 40 fëmijëve ndihmuan me para, bënë kopjime të ndihmesave të nevojshme. Ndërkohë krijuan dhe shoqatën “Bullgarët jashtë kufirit”, e cila i vuri si qëllim vetes të përkrahë veprimtarinë e shkollës. Dhe meqenëse për fëmijët bullgarë, të lindur jashtë kufirit Bullgaria është një nocion abstrakt, mësuesve u bie përgjegjësia t’u pikturojnë një pamje mjaft të vërtetë por dhe frymëzuese.

“Për fëmijët, të cilët nuk kanë lidhje me Bullgarinë, gjëja themelore janë tregimet e nxënësve të tjerë, të cilët kanë të afërm aty dhe të cilët e vizitojnë vendin  -tregon Tanja Hristova, e cila përveçse është drejtoreshë është dhe mësuese fillore në shkollën bullgare. Bëjmë projekte të ndryshme - për shembull, fëmijët të studiojnë prejardhjen e vet, nga kush qytet janë prindërit e tyre, nëse kanë akoma njerëz të afërm. Ju shfaqim po kështu dhe filma bullgarë.”

Por, gjëja me të cilën fillon çdo një mësimi ynë i parë është se, atdheu ynë Bullgaria është shumë i bukur. “Vjersha “Unë jam bullgar” na tregon absolutisht çdo gjë, “Malet e larta blu” është kënga e cila përshkruan po kështu vendin tonë”, shton Tanja Hristova. Në këtë mënyrë, përmes emocioneve fëmijët njihen me atdheun dhe formojnë një qëndrim ndaj tij. Kurse e gjithë kjo është e rëndësishme, sepse nëse ata  nuk kanë ndonjë ndjenjë, ndonjë farë lidhje me Bullgarinë, atëherë gjuha mbetet “e thatë”, është e bindur mësuesja. Ndihma e prindërve po kështu ndikon mjaft - bisedat në familje për këtë se cila është Bullgaria, si dhe librat bullgar, këngët dhe filmat.

Bashkësia bullgare në Limasol shikon me shpresë, por dhe me frikësime drejt vitit të ri shkollor.

“Me një dëshirë të madhe fëmijët presin të hyjnë në shkollë - thotë drejtoresha e tyre. Por, problemi i parë dhe më i madh është se ka të ngjarë që akoma në fillim fare të kalojmë në një arsim online, sepse maskat u bënë të detyrueshme në Qipro. Fëmijëve një gjë e tillë fare nuk u pëlqen, sepse u mungon lidhja e gjallë. Problemi tjetër me të cilin ndeshemi çdo herë, është nëse shkolla qipriote, godinën e së cilës ne e shfrytëzojmë kundrejt qirasë tanimë pothuajse 11 vjet, do të na e japë dhe për këtë vit shkollor.  Le të shpresojmë se deri në fund të gushtit do të kuptojmë dhe nuk do të na nevojitet të kërkojmë një godinë të re”.

Nëse epidemia e korona-virusit “e zbut pak gllabërimin e vet”, bullgarët në Limasol do të kenë edhe një përjetim të këndshëm gjatë muajit të ardhshëm - festivalin folklorik për valle dhe këngë popullore bullgare, të cilin prej 4 vjetëve e organizon shoqata “Bullgaria jashtë kufirit”. Edicioni i tij i sivjetshëm është i parashikuar për 25 shtatorin dhe në të përveç këngëtarëve të njohur popullor bullgar do të marrin pjesë dhe grupe nga i gjithë ishulli. Organizatorët e përfytyrojnë si një tubim bullgar, në të cilin miqtë përmes folklorit shumëngjyrësh e të larmishëm dhe gjuhës së ëmbël tingëlluese të shikojnë me zemrën e tyre se Bullgaria është një vend shumë i bukur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Shkolla bullgare ,,Pajisij Hilendarski" në Limasol, Diana Cankova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD