Në vitin 2017, qeveria shqiptare miratoi një ligj kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe minoriteti kombëtar bullgar u njoh zyrtarisht në Shqipëri. Ai është i përqendruar në tre zona - në Gorë, Gollobordë dhe Prespë.
Kanë dalë informacione se pas regjistrimit të popullsisë në Shqipëri këtë vjeshtë, do të ndahen tri komuna të reja, tha në një konferencë zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev. Ai theksoi se në këto tri komuna me shekuj jetojnë përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare, por në të njëjtën kohë përfaqësues të pakicës maqedonase pohojnë se pikërisht në këto zona (veçanërisht në Gollobordë dhe Gorë) jetojnë përfaqësues të komuniteteve maqedonase. Ne si shtet mbështesim kategorikisht kërkesat e përfaqësuesve të pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Këtë e deklaroi zëvendësministri në përgjigje të një pyetjeje të BGNES lidhur me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Shqipëri, duke theksuar se Bullgaria do të insistojë që regjistrimi të përmbushë të gjitha standardet evropiane.
Koxhabashev tha se bullgarët nga Shqipëria kanë kërkuar takim me presidentin Rumen Radev dhe do të bëhet gjithçka që ky takim të realizohet.
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..