Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zelenski: Bota shmangi një katastrofë bërthamore

Presidenti Volodimir Zelenski
Foto: REUTERS

Evropa u përballë dje me rrezikun e një katastrofe rrezatimi pas përjashtimit të termocentralit Zaporozhie të pushtuar nga Rusia nga rrjeti energjetik i Ukrainës, u bë e qartë nga fjalimi i mbrëmjes i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Ai tha se falë përfshirjes së energjisë elektrike rezervë centrali ka qenë në gjendje të funksionojë në mënyrë të sigurt.

Rusia duhet të pajtohet për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhies dhe të lejojë zyrtarët ndërkombëtarë të vlerësojnë sigurinë e zonës, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre. Situata në rajon ishte temë e një bisede telefonike mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Ukrainës.

Ndërkohë, një nga dy njësitë energjetike të centralit bërthamor “Zaporozhzhie”, të cilat u shkëputën nga rrjeti elektrik pas bombardimeve nga ushtria ukrainase dhe një zjarri të shpërthyer, është rifilluar, tha kreu i administratës pushtuese ruse të rajonit Zaporozhie, Evgeni Balicki, cituar nga TASS. Ai shtoi se po punohet për rifillimin e punës edhe në njësinë e dytë energjetik.

Nga ana e saj, kompania shtetërore ukrainase "Energoatom" informoi se ndërprerja e një linje ajrore në sistemin energjetik të ukrainas nga rusët ka çuar në ndryshime në funksionimin e termocentralit bërthamor dhe në shkëputjen e plotë të tij nga rrjeti energjetik, raportoi UNIAN

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të forcave të armatosura, raportoi Reuters. Kështu, duke filluar nga viti i ardhshëm, përbërja e tyre do të rritet nga 1.9 milionë në 2.4 milionë njerëz. Pritet që në radhët e ushtrisë t'i bashkohen 137 mijë persona dhe bashkë me ta ushtarakët aktivë të arrijnë në 1 milion e 150 mijë. Në muajin e shtatë të luftës në Ukrainë, Kremlini tha se i ashtuquajturi “operacioni special ushtarak” është tërësisht vullnetar dhe hodhi poshtë pohimet se mendohet për një mobilizim të gjerë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD