Evropa u përballë dje me rrezikun e një katastrofe rrezatimi pas përjashtimit të termocentralit Zaporozhie të pushtuar nga Rusia nga rrjeti energjetik i Ukrainës, u bë e qartë nga fjalimi i mbrëmjes i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Ai tha se falë përfshirjes së energjisë elektrike rezervë centrali ka qenë në gjendje të funksionojë në mënyrë të sigurt.
Rusia duhet të pajtohet për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhies dhe të lejojë zyrtarët ndërkombëtarë të vlerësojnë sigurinë e zonës, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre. Situata në rajon ishte temë e një bisede telefonike mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Ukrainës.
Ndërkohë, një nga dy njësitë energjetike të centralit bërthamor “Zaporozhzhie”, të cilat u shkëputën nga rrjeti elektrik pas bombardimeve nga ushtria ukrainase dhe një zjarri të shpërthyer, është rifilluar, tha kreu i administratës pushtuese ruse të rajonit Zaporozhie, Evgeni Balicki, cituar nga TASS. Ai shtoi se po punohet për rifillimin e punës edhe në njësinë e dytë energjetik.
Nga ana e saj, kompania shtetërore ukrainase "Energoatom" informoi se ndërprerja e një linje ajrore në sistemin energjetik të ukrainas nga rusët ka çuar në ndryshime në funksionimin e termocentralit bërthamor dhe në shkëputjen e plotë të tij nga rrjeti energjetik, raportoi UNIAN
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të forcave të armatosura, raportoi Reuters. Kështu, duke filluar nga viti i ardhshëm, përbërja e tyre do të rritet nga 1.9 milionë në 2.4 milionë njerëz. Pritet që në radhët e ushtrisë t'i bashkohen 137 mijë persona dhe bashkë me ta ushtarakët aktivë të arrijnë në 1 milion e 150 mijë. Në muajin e shtatë të luftës në Ukrainë, Kremlini tha se i ashtuquajturi “operacioni special ushtarak” është tërësisht vullnetar dhe hodhi poshtë pohimet se mendohet për një mobilizim të gjerë.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..