Evropa u përballë dje me rrezikun e një katastrofe rrezatimi pas përjashtimit të termocentralit Zaporozhie të pushtuar nga Rusia nga rrjeti energjetik i Ukrainës, u bë e qartë nga fjalimi i mbrëmjes i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Ai tha se falë përfshirjes së energjisë elektrike rezervë centrali ka qenë në gjendje të funksionojë në mënyrë të sigurt.
Rusia duhet të pajtohet për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhies dhe të lejojë zyrtarët ndërkombëtarë të vlerësojnë sigurinë e zonës, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre. Situata në rajon ishte temë e një bisede telefonike mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Ukrainës.
Ndërkohë, një nga dy njësitë energjetike të centralit bërthamor “Zaporozhzhie”, të cilat u shkëputën nga rrjeti elektrik pas bombardimeve nga ushtria ukrainase dhe një zjarri të shpërthyer, është rifilluar, tha kreu i administratës pushtuese ruse të rajonit Zaporozhie, Evgeni Balicki, cituar nga TASS. Ai shtoi se po punohet për rifillimin e punës edhe në njësinë e dytë energjetik.
Nga ana e saj, kompania shtetërore ukrainase "Energoatom" informoi se ndërprerja e një linje ajrore në sistemin energjetik të ukrainas nga rusët ka çuar në ndryshime në funksionimin e termocentralit bërthamor dhe në shkëputjen e plotë të tij nga rrjeti energjetik, raportoi UNIAN
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të forcave të armatosura, raportoi Reuters. Kështu, duke filluar nga viti i ardhshëm, përbërja e tyre do të rritet nga 1.9 milionë në 2.4 milionë njerëz. Pritet që në radhët e ushtrisë t'i bashkohen 137 mijë persona dhe bashkë me ta ushtarakët aktivë të arrijnë në 1 milion e 150 mijë. Në muajin e shtatë të luftës në Ukrainë, Kremlini tha se i ashtuquajturi “operacioni special ushtarak” është tërësisht vullnetar dhe hodhi poshtë pohimet se mendohet për një mobilizim të gjerë.Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e..
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte...
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të..