Në Bullgari, midis 30-35% e njerëzve e lidhin shqetësimin e tyre psikologjik me problemet në punë.Por jo vetëm.Rreth pandemisë me Covid-19, bllokimet, kriza ekonomike dhe tani lufta në Ukrainë, shëndeti mendor i bullgarëve po përkeqësohet ndjeshëm. “Po vëmë re një rritje të gjendjeve nevrike, si shqetësime paniku, obsesive dhe çdo lloje shqetësimesh të tjera” - tha për Radio Bullgarinë doktoresha Cvetesllava Gëllëbova, psikiatre dhe drejtoreshë e spitalit psikiatrik shtetëror “Shën Ivan Rilski” dhe shton:
“Ky mjedis i një pasigurie, paqëndrueshmërie, kërkesash gjithnjë në rritje ndaj personit për të përballuar vështirësitë, çon në shterimin e energjisë mendore, duke u kthyer në një kusht të favorshëm për shfaqjen e çrregullimeve të ankthit. Tek ne, kemi probleme shumë serioze me mjedisin e punës. Ka të dhëna për këtë se sa persona punojnë pa kontratë pune ose në kushte që nuk korrespondojnë me kontratën e tyre të punës. Nuk janë të paktë dhe njerëzit, të cilët punojnë pa sigurime, me një ditë pune shumë të zgjatur, ose në një mjedis, i cili nuk i përgjigjet kërkesave për llojin përkatës të punës. Nga ana tjetër njerëzit u bënë shumë të nervozuar, të shqetësuar, të pasigurt dhe kjo ndikon seriozisht mbi marrëdhëniet e përbashkëta në vendin e punës. Dhe gjërat vërtiten në një rreth vicioz që kontribuon në rritjen e numrit të çrregullimeve neurotike në vendin tonë.”
Statistikat janë befasuese - 14,5% e bullgarëve vuajnë nga çrregullime mendore në një fazë të jetës së tyre.Sigurisht që jo të gjitha devijimet janë rezultat i stresit në vendin e punës.Ankthi, depresioni, fobitë dhe varësia nga alkooli dhe droga bëjnë pjesë në grupin e të ashtuquajturveçrregullime të shpeshta mendore në vendin tonë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Shëndetit Publik dhe Analizës. Mediat gjithashtu kontribuojnë në mjedisin e pashëndetshëm mendor në shoqëri.
“Sepse mediat vazhdimisht nxjerrin lajme të këqija – thotë doktoresha Gëllëbova.- Është e qartë se shumica e njerëzve informohen nga televizioni, dhe vetë transmetuesit televizivë e pranojnë se lajmet e këqija “shesin”, prandaj janë në radhë të parë. E shikojmë sesi fillojnë lajmet - vrasje, katastrofa të rënda në rrugë, probleme vjedhje...E gjithë kjo ndikon jashtëzakonisht keq mbi shëndetin tonë psikik”.
Sipas doktoreshës Gëllëbova psikika njerëzore “nuk thyhet që sot për nesër”. Shqetësimet shfaqen pak nga pak me kalimin e kohës, ato janë rezultat i grumbullimit të problemeve. Për një kohë të gjatë njeriu mundet që t’i mposhtë, por në një moment të caktuar diçka thyhet dhe paraqiten simptomat e para si djersitje, frymëmarrje të shpejtë, rritje të presionit të gjakut e tjera. Atëherë është mirë që secili prej nesh të kërkojë ndihmë nga një specialist.
Fatkeqësisht, shëndeti mendor është ende një temë tabu në Bullgari.Zakonisht bullgari refuzon të pranojë se ka nevojë për ndihmë në situata të tilla.Problemi është edhe financiar. Sepse Fondi Shëndetësor nuk mbulon shpenzimet e psikoterapeutit. Në fund të fundit, gjendjet shqetësuese mbeten pa ndonjë shërim dhe mund të çojnë deri në pasoja serioze.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pixabay
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e..