Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Millushev dhe Jasharali Tahir hapën një ekspozitë të përbashkët "Blizost”/Afërsia/ në Sofje

Foto: mfa.bg

Artin si një element lidhës mes kulturave të ndryshme, moralit dhe ndjenjës së ndjeshmërisë e rikrijojnë Ivan Millushev dhe Jasharali Tahir në ekspozitën e tyre të përbashkët të quajtur "Blizost". Ajo është rregulluar në galerinë "Misioni" pranë Ministrisë së Jashtme dhe prezanton piktura dhe skulptura të dy krijuesve.Që të dy piktorët kanë lindur në Bullgari, përfundojnë Gjimnazin Artistik dhe Akademinë Artistike në Sofje dhe pavarësisht se që nga viti 1985 Jasharali Tahir jeton në Turqi, ata e ruajnë lidhjen e tyre dhe dialogun krijues. Ekspozita është pjesë nga programi i Institutit Shtetëror Kulturor  “Dialogë Ballkanik” dhe mund të shikohet deri më 16 shtator.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/

Një pllakë përkujtimore në Modena të Italisë përkujton basin e famshëm Nikollaj Gjaurov

Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..

botuar më 25-11-11 5.05.PD

Në “Kaligrafikisht” Nikolla Buzov identifikon pikturat me artin e shkrimit të bukur

Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...

botuar më 25-11-09 9.00.PD

“Krijuesi i vitit” shpërblen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë bullgarë

Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..

botuar më 25-11-04 8.00.MD